Tottenhami fuqishëm në luftë për titull

Tottenhami ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Evertonit me rezultat 2-0, për t`iu afruar në tre pikë kreut të tabelës së Premier Ligës.
Tottenhami e shkatërroi Evertonin nga fillimi me dhjetëra raste të pa konkretizuara, por Spursat shënuan vetëm dy gola.
Aaron Lennon kaloi në epërsi vendasit pas 35 minutash lojë, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë fitoren e siguroi Benoit Assou-Ekotto që shënoi për 2-0 dhe fitoren e madhe të Tottenhamit në White Hart Lane.
Me këtë fitore Tottenhaim pozicionohet pas 20 ndeshjeve me 45 pikë në pozitën e tretë, me pikë të njëjta dhe golaverazh më të dobët se Manchester United që është në pozitën e dytë dhe me tri pikë më pak se sa lideri Manchester City.