Mesi: Dua ta mbyll karrierën në Argjentinë
SPANJE- Ëndrra e presidentit të Barcelonës Sandro Rosell që ta shohë Lionel Mesin duke mbyllur karrierën me fanelën blaugrana, duket se nuk do të realizohet. Argjentinasi nuk ka ndryshuar ide përsa i përket momentit të ndarjes nga futbolli.
“Te Barcelona ndjehem shumë mirë dhe përsa kohë të qëndroj në Evropë do të luaj vetëm me të, - deklaroi fituesi i “Topit të Artë” 2011. – Por, unë dua ta mbyll karrierën në Argjentinë, në vendlindjen time”, shtoi ai.
Në fakt, Leo Mesi ka një llogari të hapur me vendin e origjinës së tij. Pasi la Argjentinën për Barcelonën, në moshën 12- vjeçare, tifozët në këtë vend nuk e kanë parë më, përveçse me fanelën e kombëtaren. Fitorja e një Botërori është ëndrra më e madhe e futbollistit më të mirë të planetit, ndërsa për momentin, argjentinasit duhet të kënaqen me premtimin se ai një ditë do të luajë me një skuadër të këtij vendi. Ndoshta ajo do të jetë Rozario, vendi ku Mesi ka lindur dhe ku të gjithë e shohin si një hero.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)