E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trukimet në Itali, hetim edhe Serisë A

Seria A zyrtarisht e përfshirë në hetimin e prokurorisë së Kremonës për skandalin e trukimit të ndeshjeve në Itali. Marrja në pyetje sërish e kapitenit të Atalantës, Cristiano Doni, konfirmoi dyshimet mbi një manipulim të mundshëm të takimit midis Lazio dhe Genoa, e zhvilluar më 14 maj të 2011 dhe e mbyllur me rezultatin 4-2 për bardhëkaltërit.

Fjalët e Donit konfirmuan se në deklaratat e mëparshme të Paolonit ka pasur dicka të vërtetë, madje futbollisti bergamask bëri të ditur se në manipulim mund të jetë përfshirë, ashtu sic dyshohej, dhe ish-lojtari I Sienës dhe Leces, Daniele Corvia. Doni gjithashtu pranoi se përpara ndeshjes mes Atalantas dhe Piacenzës, kishte rënë dakort me portierin e këtyre të fundit, Cassano për krahun se nga ai do të godiste 11-metërshin, por mohoi faktin se I ka dhënë atij një shumë prej 40 mijë eurosh. Gjithashtu ish-kapiteni i Atalantës, ritheksoi dhe njëherë tjetër se klubi nuk ishte në dijeni të veprimeve të tij.

Pas konstatimeve të fundit, prokurori i Kremonës, Di Martino bëri të ditur se tashmë hetimi do të shtrihet dhe në takimet e Serisë A dhe sidomos do të përpiqet të hidhet dritë mbi trukimin e mundshëm të sfidës mes Lacios dhe Xhenoas.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›