E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndëshkim institucioneve ku pihet cigare

Të gjithë drejtuesit e institucioneve në të cilët kapen punonjës edhe qytetarë të cilët konsumojnë duhan, duhet të lënë detyrën. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë një takimi që ka zhvilluar me drejtuesit e Insitutit të Shëndetit Publik lidhur me zbatimin e ligjit antiduhan. Po ashtu Vasili ka shtuar se edhe për bizneset që nuk zbatojnë ligjin anti-duhan do të ketë ndëshkime nga gjoba deri në mbyllje të biznesit.
Po ashtu Vasili gjatë këtij aktiviteti është shprehur edhe për problemet e sitemit të shërbimit parësor ku të gjithë pacientët që janë të siguruar nuk duhet të bëjnë asnjë pagesë dhe për ata që nuk janë të siguruar duhet të presin kuponat. Por ministri i Shëndetësisë ka insistuar duke thënë se nuk duhet të ekzistojë asnjë rast korruptiv dhe se do të ndërshkohen sipas ligjit të gjithë atya qytetarë, por mbi të gjitha mjekët që marrin ryshfete.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka përfunduar duke thënë se zbatimi i ligjit antiduhan dhe eleminimi i korrupsionit në shëndetësi, janë dy nga objektivat kryesore të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›