E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Afganistan, Abdullah paralajmëron bojkotin

Abdullah Abdullah sfidanti i Presidentit Hamid Karzai në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, mund të bojkotojë balotazhin, i planifikuar për datën 7 nëntor, nëse nuk do të hiqen nga Komisioni Zgjedhor, anëtarët që janë pro Karzait. Lajmi është bërë i ditur nga burimet të stafit të Abdullah, raportoi Washington Post. Ish ministri i jashtëm po vlerëson mundësinë që të tërhiqet nëse nuk do të merret parasysh kërkesa e tij. Bëhet fjalë për një levizje të papritur, duke marrë parasysh se Abdullah ishte angazhuar publikisht për të marrë pjesë në raundin e dytë, një vendim që, në qoftë se merret, do të hapte një krizë të re politike dhe të dëmtonte legjitimitetin e cilësdo qeverie të re. Por ndërkaq stafi i tij, ka paralajmëruar se është e rrezikshme që të marrë pjesë në një balotazh që mund të riprodhonte të njëjtat mashtrime massive dhe manipulime që kushtëzuan edhe raundin e parë në 20 gusht. Homayoun Shah Assefy, kandidati i Abdullah për zëvendëspresident, tha se është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar do ta kundërshtojnë një bojkot të tillë, por ai mund të bëhet i nevojshëm nëse nuk do të largohen anëtarët e komisionit elektoral, shumë pranë Karzait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›