Beirut/ Rrëzohet në det avioni, 92 pasagjerë në bord
Një aeroplan 'Ethiopan Airlines' me 92 pasagjerë në bord, u rrëzua në orët e para të ditës së hënë në detin Mesdhe menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Beirutit.
Bëhet e ditur se aeroplani është tip Boeing 737, dhe u zhduk nga radari pas pesë minutash fluturim.
Burime pranë aeroportit njoftuan se rreth 50 pasagjerë që ndodheshin në bord i përkisnin kombësisë libaneze, ndërkohë shumica e të tjerëve ishin etiopianë.
Burimet bënë të ditur gjithashtu se avioni u nis menjëherë sipas orarit të caktuar të orës 07.10 p.m, duke fluturuar nga jugu në perëndim.
Websaiti 'Ethiopian Airlines' njoftoi se avioni i tipit Boying 737 në atë orar kishte një fluturim nga Beiruti për në kryeqytetin Etiopian Addis Ababa.
Sipas një burimi, banorët e Beirutit në bregdet kanë parë një avion i cili është rrëzuar dhe përpirë nga flakët. Gjithashtu thuhet se avioni ishte nisur herët gjatë natës nga Addis Ababa.
Qindra etiopianë punonin si ndihmës të brendshëm në Liban.