Toure: Dyshja Tevez-Aguero, perfekte për Cityn

Yaya Toure beson se Manchester City ka partnership perfekt me Carlos Tevezin e Sergio Agueron në sulm.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini flitet se e kërkon sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie këtë verë, por mesfushori nga Bregu i Fildishtë beson se dyshja argjentinase është në formë të duhur dhe mund të luajnë së bashku.
I pyetur rreth transferimit të Van Persiet, Toure u përgjigj:
“Ky është problem që i takon klubit. Mirëpo, Tevez e Aguero kanë bashkëpunim të shkëlqyer. Ata kanë luajtur për Argjentinën dhe tash në City. Jam i sigurt se do të shënojnë shumë gola për klubin. Ata janë të saktë dhe të zgjuar”, deklaroi ish futbollisti i Barcelonës.
Të tre lojtarët shënuan në fitoren e Cityt ndaj Chelseat në ndeshjen e Superkupës së Anglisë, të cilën e fitoi City.