E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk e preferon Premierligën

Sulmuesi brazilian Hulk preferon ta vazhdojë karrierën në Premierligën angleze.

Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Portos, i cili planifikon të largohet këtë sezon nga kampioni portugez, për të luajtur në një kampionat më të fortë.

“I lë dyert e hapura rreth mundësisë së largimit nga Porto. Premierliga dhe La Liga janë kampionatët më interesante dhe më të forta në botë, do më pëlqente të shkoj për të luajtur atje”, deklaroi për uebfaqen goal.com përfaqësuesi brazilian, i cili ishte pjesë e Olimpiadës së Londrës.

Interesim për sulmuesin e fuqishëm ka shfaqur Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›