E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure suspendohet për gjashtë muaj

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure është suspenduar për gjashtë muaj nga Federata angleze e Futbollit, pas testit pozitiv për një substancë të palejuar. Dënimi llogaritet nga 2 marsi. Nga Express më 28 maj 2011 në ora 11:24

Toure do të jetë i lirë të luajë sërish për skuadrën e tij në shtator, pasi dënimi llogaritet nga suspendimi fillestar që ishte në afat të pacaktuar. Një komision i pavarur rregullativ po ashtu vendosi që 30-vjeçari të jetë cak i testeve për një periudhë prej dy viteve.

Toure, i cili është futbollisti i parë i një klubi nga Premierliga që doli pozitiv në një doping test nga ish-mesfushori i Chelseas.

Adrian Mutu më 2004 kishte pranuar fajin, por paneli mori në konsideratë rrethanat e përdorimit të tabletave që i takonin gruas së tij.

Komisioni, i udhëhequr nga Christopher Quinlan QC, ishin të kënaqur që Toure nuk synon të përdorë stimulues në paraqitjet e tij apo të fshehë shkeljen. Toure tha se ishte i liruar pas vendimit. “Ka qenë një periudhë e vështirë për mua. Më vjen keq që kam munguar në triumfin e ekipit në FA Cup dhe sigurimin e Ligës së Kampionëve. Por, jam i liruar që do të mund të kthehem të luaj në shtator”, tha Toure për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›