RTK, sdo të hetohet

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e deputetit Arsim Rexhepi, që të formohet një komision hetimor për gjendjen financiare në RTK.
Para votimit, deputeti Arsim Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se ka grumbulluar 43 nënshkrime, dhe në bazë të Kushtetutës së vendit, mundësohet kërkesa e tillë në Kuvend. Vetëm Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte për formimin e këtij komisioni, madje caktoi dy anëtarë për të. Ndërsa grupet tjera parlamentare, ishin kundër formimit të këtij komisioni,duke shprehë rezerva për formimin e komisionit për RTK, duke dhënë arsye të ndryshme.
Paraprakisht kryeparlamentari Jakup Krasniqi kërkoi verifikimin e listës së nënshkruar nga 43 deputetët, siç tha Arsim Rexhepi. Ramë Buja, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kërkesa e deputetit Rexhepi është e paqartë.
Edhe grupe opozitare shprehën rezerva. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se Kuvendi duhet të diskutojë më mirë rreth mënyrës së menaxhimit në RTK dhe parandalimin e ndërhyrjeve të jashtme, se sa për gjendjen financiare, për të cilën ai tha se është punë e auditorit të përgjithshëm.
Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re, tha se komisionet e tilla mund të konsiderohen si ndërhyrje në media.