Trafik armesh dhe municionesh vihen ne pranga babe e bir
DURRES - Babe e bir jane vene ne pranga nga policia ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda pasi akuzohen per trafik armesh. Arrestimi i tyre eshte bere pas disa muaj hetimesh te zhvilluara nga uniformat blu. Ndalimi i disa personave disa muaj me pare me arme dhe deklarimet e tyre se i kishin blere ne Durres ka sjelle nisjen e hetimeve. Burime zyrtare nga Policia e Durresit thane se dy dite me pare ne oren 2100 nga seksioni kunder trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine e Policise se qarkut Durres eshte bere ekzekutimi i urdhrit te Prokurorise se Krimeve te Renda i nxjerre disa dite me pare. Urdhri ishte leshuar me qellim zbatimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane te dates 12 gusht 2010 i cili ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg per veprat penale te trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake ne bashkepunim per dy persona Xhelil Sokoli 61 vjec lindur ne Has te Kukesit e banues ne Lagjen Nr. 13 me arsim 8 klase i padenuar me pare si dhe djali i tij Bajram Sokoli 30 vjec lindur ne Has te Kukesit dhe banues ne Lagjen Nr. 13 Durres me arsim 8 klase i padenuar me pare.
Arrestimi
Ndalimi i Xhelil dhe Bajram Sokolit eshte bere pas nje hetimi disamujor me ane te metodave speciale te hetimit. Efektivet e seksionit kunder trafiqeve te paligjshme ne Policine e Durresit ne bashkepunim te ngushte edhe me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe me sektorin kunder narkotikeve dhe trafiqeve te paligjshme ne Policine e Shtetit kane organizuar dhe perfunduar me sukses operacionin e koduar Vazhdimesia qe si objektiv kishte goditjen e aktivitetit kriminal te trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake. Hetimi ndaj dy personave te mesiperm kishte filluar para disa muajve ne saje te punes operative te kryer nga Seksioni Kunder Trafiqeve Durres. Por me pas ka rinisur hetimi me qellim qe te kompletohej deri ne arrestimin e tyre.
Operacioni
Gjate aksionit te dy diteve me pare nen akuzat e prodhimit dhe shitjes se armeve luftarake u arrestuan babe e bir. Uniformat blu thane se gjate kontrollit te baneses se tyre ne Lagjen Nr. 13 Plazh-Durres jane gjetur dhe sekuestruar 7 arme gjahu shotgan municione per arme gjahu si dhe nje sasi baruti. Nga teresia e provave te grumbulluara tri dite me pare Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane ka ndryshuar klasifikimin e vepres penale ne ngarkim te ketyre dy personave nga prodhim e shitje armesh e municionesh luftarake ne ate te trafikut te armeve dhe municioneve luftarake ne bashkepunim. Pas ndryshimit te akuzes Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane me vendim te dates 12 gusht 2010 ka caktuar ndaj tyre masen e sigurise arrest ne burg. Dosja me materialet procedurale i ka kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Krimeve te Renda.
Arrestimet e meparshme
Me date 7 qershor 2010 u bllokua makina tip Golf 5 me targa TR 2482 T e drejtuar nga Altin Xhylati te cilit ne brez iu bllokua nje pistolete tip Beretta se bashku me nje kreher me 4 fisheke qe dyshohet se ua kishte blere Xhelil e Bajram Sokolit.
Me date 7 qershor 2010 u ndalua Erjon Spahiu pasi ne kohen kur drejtonte autoveturen me targa TR 5532 N ka mundur te largohet me vrap duke hedhur pertoke nje pistolete zastava te kalibrit 6.35 mm te cilen dyshohet ta kete blere ne Durres.
Me date 29 qershor 2010 ora 2015 tek Ura e Dajlanit ne Durres sherbimet e policise kane ndaluar automjetin Golf 4 me targa DR 7403 E ne te cilin udhetonin 3 persona. Gjate kontrollit ne kete mjet eshte gjetur nje pistolete zastava dhe nje kreher fishekesh.
14 Shtator 2010