E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i riu kallami i peshkimit preku linjen e tensionit te larte



LEZHE - Nje aksident fatal me pasoje vdekjen ka qene ai i shkaktuar nga nje kallam peshkimi ndaj nje 28-vjecari qe duke e mbajtur ne dore ate ka prekur pa dashje nje linje te tensionit te larte. Ngjarja e rende konfirmohet nga burimet policore te Lezhes sipas te cilave ajo ka ndodhur rreth oreve te mbremjes se dy diteve me pare ne fshatin Gryke Lumi. Mesohet se ka qene 28-vjecari Alket Bushi i cili ka rene ne kontakt me telin e linjes se tensionit te larte me banim ne fshatin Rrile te Lezhes. Ne lidhje me ngjarjen u kryen veprimet e para procedurale e hetimore si dhe keqyrja e vendit te ngjarjes keqyrja e kufomes dhe u mor deklarimi i shtetasit Gj. T. i cili ne momentin e aksidentit ka qene afer vendit te ngjarjes. Nderkaq ne vendin e ngjarjes eshte sekuestruar edhe nje kallam karboni i cili sherben per gjueti peshku i ndare ne dy pjese nga i cili ka gjetur vdekjen Alket Bushi si pasoje e kontaktit me telin e linjes se tensionit te larte. Materialet do ti kalojne Prokurorise se Lezhes si ngjarje aksidentale.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›