E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellon ne ajer dhe i iken policise ndalohet i riu



TIRANE - Nje i ri eshte vene ne pranga pasi ka qelluar me pistolete ne ajer dhe me pas u ka ikur efektiveve te Patrulles se Pergjithshme. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne oren 0130 te mengjesit. Sipas te dhenave arrestimi eshte bere rreth ores 0600 nga sherbimet e Komisariatit Nr. 1 i shtetasit Amarildo Hila 22 vjec banues ne Tirane. Venia ne pranga e tij eshte bere pasi prane shkolles Mihal Grameno rreth ores 0130 ky person ka qelluar me arme zjarri pistolete ne ajer dhe me pas ka tentuar ti largohet Patrulles Pergjithshme duke hedhur armen e zjarrit. Ne cilesine e proves materiale ne vendin e ngjarjes iu sekuestrua nje gezhoje pistolete si dhe arma pistolete TT me nr.14078627-66 viti 1967 me 6 fisheke. Pas arrestimit dosja i ka kaluar prokurorise.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›