E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik automjetesh, kapet zvicerani

SHKODER - Policia e pikes se kalimit kufitar te Hanit te Hotit ka ndaluar dje nje shtetas zviceran, pasi dyshohet per "trafikim te mjeteve motorike". Burime nga policia e Hanit te Hotit, thone se Roland Butikofer, 53 vjec, u ndalua ne mesdite, pasi dyshohet per "trafikim te mjeteve motorike". Sipas te njejtit burim, mesohet se shtetasi zviceran ka hyre tete here nga pika e kalimit kufitar te Hanit te Hotit me automjete dhe ka dale pa keto mjete nepermjet aeroportit te Rinasit. Materialet i kaluan prokurorise se rrethit te Shkodres per hetime te metejshme. Me pak se nje muaj me pare, nje shtetas francez eshte arrestuar nen te njejten akuze nga policia ne Murriqan. Viktor Raymond Saint-Val udhetonte me nje automjet tip BME X5 qe ishte vjedhur ne France. Ai kishte ardhur edhe dy here te tjera me automjete te vjedhura, te cilat i kishte shitur ne kryeqytetin shqiptar, duke dale me pas nga aeroporti i Rinasit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›