Plagoset 21-vjecari, ne kerkim autori
Vlore - Nje sherr banal mes dy te rinjve ka perfunduar ne plagosjen me thike te njerit prej tyre. Dy dite me pare, nje grup te rinjsh kane debatuar me njeri-tjetrin ne lagjen "Pavaresia" te qytetit te Vlores. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores thane dje se pas debatit, 21-vjecari Albano Merkaj ka ngelur i plagosur me thike ne kembe. Pas goditjes, autori i plagosjes eshte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Pasi ka pyetur disa persona dhe ka marre deshmine e te plagosurit, policia ka shpallur ne kerkim 20-vjecarin Arlind Gucaj, i cili dyshohet te jete autori i krimit. I plagosuri Merkaj, pas dhenies se ndihmes nga ana e mjekeve, eshte jashte rrezikut per jeten.
O.H
O.H