Pergjumet ne timon, vdesin burre e grua
Nje cift emigrantesh shqiptare kane humbur jeten ne nje aksident automobilistik, ndersa udhetonin ne drejtim te Greqise, pasi kishin kaluar Pashket ne vendlindje.
Sipas burimeve policore, 47-vjecari Ramazan Halimi dhe gruaja e tij Mevlude Halimi, 46 vjece, kane humbur jeten ne nje aksident automobilistik, ndersa makina me te cilen udhetonin ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne ujerat e lumit Vjose. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ne vendin e quajtur Ura e Fosforit, prane qytetit te Memaliajt, ne rrethin e Tepelenes. Sipas burimeve policore, te dy bashkeshortet Halimi ishin nisur nga qyteti i Fierit per te udhetuar ne drejtim te Greqise, pasi kishin kaluar pushimet e festes se Pashkeve ne Shqiperi. Pasi kane bere disa kilometra rruge, ne hyrje te qytetit te Memaliajt, prane vendit te quajtur Ura e Fosforit, automjeti, me te cilin ata udhetonin me targa greke, HAB 84 91, ka devijuar nga rruga dhe ka rene ne shtratin e lumit Vjose, duke u perpire nga rrjedha e rrembyeshme e ujit. Automjeti i aksidentuar eshte vene re rreth mesdites se djeshme nga nje shofer, i cili kane sinjalizuar policine. Pas marrjes se sinjalit, ne vendngjarje kane mberritur efektiva te policise te Komisariatit te Tepelenes dhe te Drejtorise se Policise se Gjirokastres. "Pasi arritem ne vendngjarje, konstatuam se rrjedha e rrembyeshme kishte marre me vete te dy trupat qe udhetonin ne makine", thote njeri prej efektivave te policise pjesemarres ne kete operacion. Nderkohe, rreth ores 13:45, nje kalimtar i rastit ka njoftuar policine se kishte pare njerin prej trupave, anes shtratit te Vjoses, disa dhjetera metra poshte vendit ku ndodhi aksidenti. Pasi kane mberritur ne vend, specialistet e policise kane konstatuar se trupi i pajete ishte gruaja e ciftit, 46-vjecarja Mevlude Halimi. Policia ka iniciuar nje operacion kerkim shpetimi per nxjerrjen e trupit te Ramazan Halimit nga ujerat e lumit Vjose. Ne ndihme te ketij operacioni eshte kerkuar edhe nje ekip i specializuar palombaresh per kerkime ne brendesi te ujerave. Kerkimet kane perfshire nje zone te gjere, nga vendi i aksidentit, deri ne grykederdhjen e lumit Vjose ne detin Adriatik. Paralelisht me te, efektivat e policise po punojne edhe per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti automobilistik me pasoja te renda. Sipas policise se Fierit, Ramazan dhe Mevlude Halimi ishin banore te fshatit Portez, te komunes me te njejtin emer ne rrethin e Fierit, rreth 3 kilometra larg qytetit. Dy bashkeshortet kishin emigruar per ne Greqi qe ne vitin 1991, se bashku me dy djemte e tyre dhe nje vajze. Ata kishin mberritur ne Shqiperi pa femijet me 20 prill, per te festuar Pashket dhe per te vizituar te afermit, ndersa mbremjen duke u gdhire dita e djeshme kishin marre rrugen e kthimit. Burime policore thane dje se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te kete qene pergjumja e drejtuesit te mjetit.
B. Kore/ Xh. Beharaj