Mjerimi, tenton vetevrasjen ish-polici
Nje ish-punonjes policie ne Komisariatin e Lushnjes ka tentuar te vetevritet me thiken e bukes, si pasoje e gjendjes se rende ekonomike te familjes se tij. Petraq Perri, 55 vjec, baba i dy femijeve, ka marre dy plage ne bark dhe dore, ndersa ndodhet ende ne spitalin civil te qytetit. Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme ne apartamentin e 55-vjecarit ne lagjen "1 Maji" te qytetit te Lushnjes. Sipas familjareve, ish-polici ishte i papune prej disa vitesh dhe nuk kishte mundur te perfitonte statusin e ushtarakut. Nga mungesa e te ardhurave, nuk kishte mundur te dergonte ne universitet dy femijet e tij dhe gjithe keto rrethana e kane cuar ish-policin ne nje gjendje te renduar depresive.
Xh.B
Xh.B