E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Afate limit per ekstradimet dhe rigjykime

Vendosja e afateve limit per perfundimin e procedurave te ekstradimit ka qene kerkesa e bere nga ana e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, ne takimin e tij me homologet e Evropes Juglindore, ne Sofje te Bullgarise. Nje nga objektet e diskutimit prej kreut te Drejtesise ka qene edhe shmangia e kushtit te shtetesise per te evituar ne kete menyre edhe problemet me ceshtjet e ekstradimeve. Nderkohe qe kufizimi i procedurave te ekstradimit do te evitonte zgjatjen ne kohe te procesit se ekstradimit si dhe do te perafronte formatin e Bashkimit Evropian. Nga ana tjeter mesohet se Alibeaj ka kerkuar edhe nenshkrimin e nje marreveshjeje te perbashket mes te gjitha shteteve te Evropes Juglindore. Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje, sipas tij, "do te sillte perqasjen e procedurave te ekstradimit te vendit tone me ato te draft-vendimit te Keshillit Evropian". Marreveshja dypaleshe ne Fushen e Ndihmes se Ndersjelle Gjyqesore Nderkombetare dhe ne ate te ekstradimit me vendet fqinje, si Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania e Bullgaria, ka mbetur e hapur edhe me ndaj shteteve te tjera me qellim bashkepunimin me eficent ne luften kunder krimit transnacional. "Marreveshjet me keto vende do te rishikohen edhe ne frymen e percaktimeve konkrete te procedurave me te shpejta dhe thjeshtezimit te tyre", eshte shprehur ministri ne fjalen e tij para homologeve. Ne keto procedura eshte sqaruar se kerkesa per ekstradim duhet te kishte nje format te caktuar. Nderkohe qe nje vemendje te vecante ministri i ka vene edhe rigjykimit te personave te cilet jane denuar ne mungese. "Jemi duke pare mundesine e amendimeve te Ligjit Penal e Procedural ne lidhje me garantimin e te drejtes per rigjykim te personave te gjykuar ne mungese si nje e drejte themelore e njeriut", ka bere te ditur kreu i dikasterit te Drejtesise. Qellimi i kesaj nisme eshte qe t'u jape ketyre personave mundesine per t'u mbrojtur ne proceset gjyqesore dhe per te shpjeguar pozicionin e tyre ne ngjarjet per te cilat jane akuzuar dhe denuar ne mungese. Ne Shqiperi, kerkesat per rigjykim nga te denuar ne mungese kane ardhur ne rritje dhe rasti i fundit i perket te burgosurve ne Burrel qe protestuan dhe kerkuar te rishihen dosjet e tyre.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›