Falsifikim dokumentesh, 3 ne pranga
Durres - Tre persona jane ne hetim, nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se Astrit Xhixha, 40 vjec, lindur e banues ne Maminas, Durres akuzohet se ne praktiken e paraqitur per pajisje me pasaporte ne vitin 2005, ka perdorur nje certifikate personale, ne te cilen ishte falsifikuar datelindja. Emilian Gjergji, 25 vjec, nga Manza, akuzohet se ka falsifikuar emrin ne praktiken e paraqitur per pajisje me pasaporte. Ndersa ka filluar procedimi penal ne mungese ndaj 19-vjecarit Alvaro Strefi, nga Shijaku, i cili dyshohet te kete falsifikuar vertetimin e hyrjes ne dogane te automjetit tip "Renault Clio" me targa AC 796 HP, prone e tij.
K.J
K.J