E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Arabise Saudite ne Tirane

Vizita

Te henen mberrin ne Tirane kryetari i Parlamentit te Arabise Saudite Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh. Ftesa per kreun e Parlamentit te Arabise Saudite eshte bere nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe delegacioni do te zhvilloje gjithashtu edhe takime te nivelit te larte me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Kjo eshte vizita me e larte e nje autoriteti saudit ne Shqiperi. Vizita synon thellimin dhe forcimin e metejshem te bashkepunimit ndermjet dy vendeve ne fushen politike dhe ekonomike. Kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli dhe homologu i saj dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Al Sheikh do te takohen diten e hene me 8 nentor ne oren 1005 ne mjediset e selise se Kuvendit dhe ne oren 1100 do te japin nje prononcim te perbashket per mediat. Nderkohe delegacioni i Parlamentit Saudit do te pritet diten e marte me 9 nentor ora 1105 nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe ne oren 1200 nga Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Gjate vizites ne Tirane delegacioni i Parlamentit te Arabise Saudite do te takohet edhe me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›