Londra lejon ekstradimin e vrasesit Cakollari
Gjykata lonindeze e ekstradimeve i kane dhene OK-in ekstradimit te Laurent Selami Cakollarit i denuar ne mungese per vrasjen e Adriatik Banos ne janar 1998. Sipas vendimit gjykata angleze ka refuzuar kerkesat e 34-vjecarit me origjine nga fshati Zvarisht i Korces banues ne Londer qe pretendonte se nese kthehet ne Shqiperi do te vritet per hakmarrje dhe nuk do te kete nje gjykim te drejte. Ne vendim thuhet se pretendimi per nje eliminim fizik ne Shqiperi apo mosrealizimin e nje procesi gjyqesor te drejte sic pretendonte pala mbrojtese jane te pabazuara.
Cakollari i ka deklaruar gjykates se ne vitin 2009 ne Londer ai eshte qelluar me arme per ta vrare se bashku me nje person tjeter i quajtur Vilion Krasniqi dhe se e njejta histori mund ti perseritet nese ai ekstradohet. Kjo ngjarje ndodhur prane nje lokali ne zonen Paddington ne Londer eshte ende nen hetim nga Scotland Yard ne bashkepunim me policine dhe prokurorine shqiptare te krimeve te renda. Motivi i ngjarjes dyshohet te jete per nje larje hesapesh ne kryeqytetin britanik mes Cakollarit dhe disa anetareve te bandes se Selites qe jane aktive ne boten kriminale ne Londer.
Nje zedhenese e Gjykates se Ekstradimeve tha se i kerkuari i drejtesise gjate te gjithe procesit te ekstradimit ka pretenduar se ai nuk ishte personi qe kerkohej por ishte Roland Kadria nje shtetas shqiptar me origjine nga Kosova. Vetem ne seancen e fundit pak perpara se gjykatesi Zani te lexonte vendimin ai pranoi se ishte Laurent Cakollari i datelindjes 14 qershor 1976. Menjehere pas incidentit ku ai mbeti i plagosur Scotland Yard nepermjet hetimeve intensive mesoi identitetin e tij te vertete nga ku rezultoi se ai ishte person ne kerkim nga Interpol Tirana.
Prokuroria shqiptare ka ngritur disa akuza ndaj Laurent Cakollarit. Te gjitha akuzat perbejne edhe thelbin e fl etearrestit nderkombetar ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard per llogari te Interpol- Tiranes. Prokuroria pas hetimeve ka mberritur ne perfundimin se ne mbremjen e 15 janarit 1998 Laurant Cakollari ka goditur me arme per vdekje Adriatik Banon prane baneses se tij ne afersi te pallatit te sportit Asllan Rusi ne Tirane. Ofi ceret gjyqesore kane zbuluar se Cakollari i cili ishte mik me viktimen gjate kohes kur ata ishin emigrante ne Itali i kishte marre nje makine per ta shitur ne Shqiperi. Pas shitjes se saj nuk ia kishte dhene leket. Nga ky konfl ikt i lindur per makinen prokuroria beson se eshte shkaku i ngjarjes se rende.