E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikoi 35 kg drogë, meret i pandehurt Kryetari i Këshillit

16/10/2009  Petrit Abedinit, biznesmen në Tepelenë

TIRANE- Megjithëse nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e 35 kg drogë që policia i sekuestroi në automjetin e tij, Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Tepelenë është marë i pandehur nga prokuroria e krimeve të rënda, duke u akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Ai quhet Petrit Abedini, 50 vjeç dhe prej vitesh njihet në zonë si biznesmen që kryesisht meret me importimin e konfeksioneve të ndryshme nga Greqia, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tepelenës. Në procedimin penal me nr. 63/1 organi i akuzës ka konstatuar se në 35 pakot e lëndës narkotike të llojit Hashash, janë gjendur shumë gjurmë papilare, që korespondojnë maksimalisht me ato të të pandehurit Petrit Abedini. Ky fakt tregon se në paketimin, sistemimin dhe trafikimin e lëndës narkotike ka marrë pjesë plotësisht 50 vjeçari i pandehur, i cili pretendon se për sasinë e drogës nuk kishte asnjë dijeni dhe se atë ja kishin futur kundërshtarët e tij politikë, pasi vetë përfaqësonte Partinë e Socialistëve të Vërtete (PSV 91). Mësohet se procedimi penal në ngarkim të Petrit Abedinit ka filluar në bazë të informacionit referues të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër se në datë 18 Gusht 2009, në pikën kufitare Kakavijë është bërë kontrolli i automjetit tip, Kamion me targa TP 2798 B, dhe rimorkio me targë TP 2808 B, në pronësi të personit të pandehurit Petrit Abedini. Nga kontrolli i atutomjetit janë gjetur 43 pako të mbështjella në forma të çrregullta me qese plasmasi. Lënda narkotike është gjetur poshtë dërrasve të vendodura në dyshemenë e trajlerit. Ndërsa sipër trajlerit ka qenë i vendosur kontinieri. Saia e lëndës narkotike gjithsej në të gjitha pakot është 35 kg. Pas aktit përkatës të ekspertimit kimik ka rezultuar se pakot në fjalë kishin lëndë narkotike të tipit kanabis sativa. Mjeti në të cilën u gjet lënda narkotike drejtohej nga ana e të pandehurit Petrit Abedini. Nga akti i ekspertimit krahasues të gjurmëve papilare ka rezultuar se shumë nga gjurmët e fiksuara në qeset ku ishin lëndët narkotike i përkasin të pandehurit Petrit Abedini, ndërsa gjurmë të tjera janë akoma ende të paidentifikuar. Për këtë qëllim Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur të veçojë aktet hetimore dhe të kryejë hetime shtesë në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e personave që deri tani nuk janë identifikuar. Ndërkohë që gjatë procesit të marjes së deklarimeve i pandehuri Abedini, nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë e drogës, duke u shprehur përpara prokurorëve dhe gjyqtarëve se lëndën narkotike ja kishin futur në trajler persona të tjerë. Në dëshminë e tij Abedini thekson: -Atë ditë kishte për të shkuar në Greqi shoferi i firmës sime, për të marrë konfeksione të ndryshme për biznesin. Po atë ditë më ka lajmëruar në kohën që duhej nisur se nuk mund të shkonte për arsye personale. Për shkak se nuk mund të shtyja kohën e mallit të porositur, mora kamionin që është i imi dhe jam nisur në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për në Greqi. Aty jam ndaluar nga policia për kontroll dhe më kanë gjetur 34 pako të mbushura me hashash thonë. “Unë personalisht nuk kam të bëj fare me këtë dhe nuk e di kush e ka futur në kamionin tim” është shprehur Abedini gjatë procesit gjyqësor. Këtë dëshmi ai ja ka paraqitur edhe gjykatës së krimeve të rënda, por kjo e fundit vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Ky vendim u ankimua nga Petrit Abedini në apel, por edhe gjyqtarët e kësaj gjykate vendosën të lenë në burg, Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tepelenës. E. Qyno

Dje u kthyen 3 mjete

Prokuroria, në 1 vit

kthyem 40 makina

TIRANE- Vetëm gjatë këtij viti, prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe italiane, ka kthyer në destinacionin e tyre 40 automjete të vjedhura të markave të shtrenjta, me pronarë shtetas të huaj. Sipas zëdhënëses së organit qendror të akuzës Holta Zhiti, vetëm ditën e djeshme është mundësuar kthimi në vendet e origjinës të tre automjeteve luksoze. Ato i përkasin llojeve BMË X5, BMË X3 dhe Audi Q7, ku këto dy të fundit janë kthyer në shtetin Italian ndërsa automjeti BMË X5, i është kthyer një shtetasi anglez. Për kthimin e këtyre automjeteve Prokuroria e Përgjithshme ka bashkëpunuar me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Vlorë, Durrës dhe Kukës si dhe në bashkëpunim me autoritet Britanike dhe Italiane. Të treja automjetet janë grabitur në shtetet e sipërcituara dhe më pas janë transportuar në shqipëri, ku dhe janë shitur nga trafikantët. Bashkëpunimi në këtë fushë për kthimin e automjeteve të vjedhura vazhdon, ai është shtrirë edhe me autoritetet e vende të tjera, ku pritet që së shpejti të realizohet rikthimi i automjeteve të cilat prej kohësh qarkullojnë në Shqipëri, pronarëve të ligjshëm në shtetet përkatëse. Mësohet se në qëndër të vëmëndjes janë të gjitha automjetet lukzose që qarkullojnë në vendin tonë, të cilat mendohet se janë grabitur nga shtete të ndryshëm të Bashkimit Europian. E. Qyno

Policia fillon kërkimet

Zhduket në rrethana

misterioze Nadire Dervishi

TIRANE- Shtetasja Nadire Dervishi është larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë konkrete se ku do të shkonte, çka ka bërë që të shqetësohen së tepërmi bashkëshorti dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj. Mungesa e 58 vjeçares nga Kamza, ka detyruar burrin e saj, shtetasin Zyber Dervishi që të paritet në komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, duke sinjalizuar se e shoqja e tij, Nadire Dervishi, është zhdukur në mënyrë të mistershme. Kallëzuesi i ka sqaruar policisë se që nga pasditja e së Hënës, e shoqja e tij ishte larguar nga shtëpia por nuk ishte kthyer më. Për orë të tëra, 62-vjeçari nuk ka reshtur kërkimet nëpër të afërm dhe të njohur, por përpjekjet e tij kanë rezultuar të kota. Kur ka dështuar në këto kërkime si dhe kur ka parë që e shoqja nuk po kthehej prej 4 ditësh në shtëpi, Zyber Dervishi ka kërkuar ndihmën e policisë. Kjo e fundit, konfirmoi se rreth orës 08:30 ka marrë një kallëzim nga i sipërcituari, ndaj u bë shpallja në kërkim e bashkëshortes së tij. Policia tha se aktualisht po punohet për gjetjen dhe sqarimin e rrethanave të largimit të gruas kurse pohoi se për hetimet të mëtejshme do të ndërhyjë dhe Prokuroria e Tiranës. Mësohet se fotografia e 58 vjeçares të zhdukur i është shpërndarë të gjithë komisariateve të Tiranës, me qëllim lokalizimin e shtetases Nadire Dervishi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›