E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Hoxha Nuk kam pasur dijeni per caktimin e Gerdecit per demontim

Me debate te ashpra eshte shoqeruar dje seanca e tragjedise se Gerdecit duke sjelle per pasoje edhe nxjerrjen jashte te avokatit te administratorit te Albademil Mihal Delijorgji. Shkak eshte bere nderprerja e deklarimeve te avokatit Lahi prej kolegut te tij Gezim Veleshnja i cili i kerkoi trupit gjykues lirimin e klientit te tij Delijorgji pasi kane perfunduar afatet e paraburgimit. Kjo nderhyrje ka sjelle edhe reagimin e trupit gjykues duke shkaktuar debate te ashpra mes tyre saqe ka detyruar kryegjyqtarin Ritvan Hado te nxjerre jashte avokatin Veleshnja per mosrespektim te rregullave te seances dhe per pasoje te vendose edhe shtyrjen e seances per javen e ardhshme. Nderkohe para se te ndodhnin keto debate mes gjyqtarit dhe avokatit te Delijorgjit avokati i ish-shefit te shtabit te Pergjithshem gjeneralit Luan Hoxha ka deklaruar se klienti i tij nuk ka pasur asnje dijeni mbi caktimin e Gerdecit si vendi ku duhej bere demontimi i predhave dhe municioneve te tjera. Avokati Ibrahim Lahi deklaroi para trupit gjykues se Luan Hoxha nuk ishte pyetur fare per vendin e caktuar per demontim dhe se vendimi ishte marre nga ish-ministri i Mbrojtjes ne ate periudhe. Sipas avokatit Lahi kur ishte diskutuar per Berzhiten si vend per demontim klienti i tij e kishte kundershtuar pasi ishte shume prane zonave te banuara. Por vetem kaq ka mundur te deklaroje avokati i ish-kreut te shtabit pasi ne kete moment ka nderhyre me nje kerkese per lirimin e klientit te tij avokati i Delijorgjit i cili per shkelje te rregullave te seances u nxor jashte nga gjyqtari Hado. Seanca e djeshme ishte e para e zhvilluar pas lirimit te njerit prej te pandehurve te arrestuar Dritan Minxollit ish-drejtori i fabrikes se demontimit ne Gerdec. Lirimi i tij u be pak dite me pare me nje vendim te Gjykates se Larte e cila arsyetonte se kane skaduar afatet e paraburgimit qysh prej dites se dosja mberriti per gjykim ne kete gjykate. Javen e ardhshme pritet qe drejt lirise te perfundojne edhe tre te pandehurit e tjeter te arrestuar Delijorgji Pinari e Ngjeci pas rrezimit te vendimit te gjyqtarit Besnik Hoxha nga koleget e shkalles se dyte dhe mospranimit te rekursit nga Gjykata e Larte. Apeli i le detyre gjykates te respektoje detyrat e lena nga Gjykata e Larte dhe perllogaritja te behet kur dosja ka mberritur ne kete gjykate dhe jo ne ate te Shkalles se Pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›