Trafikonin makina, kapen 3 të huaj e 2 shqiptarë
Korçë-Policia e Korçës ka ndaluar sot katër persona dhe një e ka shpallur në kërkim. Mbi to rëndojnë dy akuza: Trafikim makinash dhe kallëzim i rremë. Tre prej tyre janë shtetas të huaj me një miks kombësish e vendlindjesh. Afrim dhe Betim Halili mësohet se janë lindur në Maqedoni, banojnë në Çeki dhe kanë kombësi kroate. Ndërsa i arrestuari tjetër, Dalino Redicesko është nga Gostivari me kombësi maqedonase. I arrestuari i katër është nga radhët e policisë shqiptare. Bashkim Liçkollari nga Pogradeci ishte në detyrën e policit kufitar teksa u ndalua për shpoërdorim deryre. Një person i pestë po nga Pogradeci është shpallur në kërkim dhe quhet Adrain Toska
Lajmi u bë i ditur nga shefi i policisë së Korçës, Emri Vata. Ai u shpreh se “shtetasit e huaj kishin bërë një kallëzim penal në polici se kanë rënë në kontakt me një të panjohur që i ka kërcënuar me armë zjarri. Pas hetimeve policia ka konstatuar se ky ishte një kallëzim i rremë, pasi askush nuk i kishte kërcënuar ata. Por këto hetime kanë zbuluar se ky ishte një rrjet i futjes së makinave në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Pra trafik ndërkombëtar i automjeve motorrike.
Shtetasit e huaj nuk kanë rënë pre e asnjë agresori, siç ata denoncuan, por hynin në territorin tonë për të sjellë makina. Herën e fundit sollën tre të tilla. Ata i linin makinat tek qytetari pogradecar, Adrain Toska, ndërsa në pikën kufitare të Qafë-thanës janë ndihmuar nga polici Bashkim Liçkollari. Për tre makinat lluksoze që ata sollën prisnin të merrnin 33 mijë euro. Por misoni i tyre u ndërpre nga blutë e Korçës i arrestuan dhe po përpilojnë dosjen hetimore për ta dërguar në Prokurori.