Trafiku, burim incidentesh, nervozizmi dhe alarmi për qytetarët në Tiranë
Policia e Tiranës, tjetër apel PS-së: Të gjendet ambient tjetër për grevistët, po kryeni vepër penale me bllokimin e trafikut
Edi Rama ka artikular një tjetër gjobë të rëndë për qytetarët e Tiranës. Krahas bllokimit të trafikut sipasojë e punimeve të pastudiuara mirëfillti në sheshin “Skënderbej”, qytetarëve të Tiranës u është shtuar një tjetër hall i pakapërcyeshëm.
Bulevardi qendror i kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”, prej 4 ditësh radhazi, është zaptuar nga disa grevistë-mercenarë, duke shkaktuar një kaos të paprecedentë të trafikut në historinë e tranzicionit të kryeqytetit. Bllokimi i bulevardit dhe kthimi i tij në një gangrenë të interesave personale të Edvin Kristaq Ramës, ka instaluar aty falangat e zeza majtiste, duke shkaktuar një alarmë të tmerrshëm në mbarë Tiranën, pasi gjithkush, pavarësisht destinacionit është i detyruar të përshkojë me automjet përgjatë, bulevardin, dhe në rastin konkret nisur nga bllokimi i tij, qytetarët e kryeqytetit janë të dënuar me një gjobë të rëndë: të përjetojnë sorollatjet e qejfit të Edvinit dhe të humbasin orarin e fillimit të punës apo edhe të shkollave.
Kësisoj, megjithëse taksapagues të rregullt dhe korrekt me qytetin e tyre, qytetarët e Tiranës po përjetojnë dramën më të rëndë në këto vite, duke pësuar kështu një penalizim të financave të tyre si pasojë e humbjes së orarit të punës, mungesave në shkolla dhe kosto karburanti të pallogaritshme, pasi në këto kushte, për të kaluar nga njëri cep i Tiranës në tjetrin, duhet të përshkosh dhjetëra rrugica dhe rrugë anormale, duke përshkuar kilometra të tëra deri në mbërritjen në destinacion.
Pra, një maratonë e gjatë, për të përshkuar vetëm 2 apo 3 kilometra rrugë reale përmes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, por që realisht kjo nuk vlen duke filluar nga dita e premte.
Ndërkohë, Policia e Tiranës i ka kërkuar dje për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pas dy letrave zyrtare të dërguara ditët e fundit nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili u ka bërë me dije drejtuesve të protestës se po kryejnë vepër penale me bllokimin e trafikut, policia e Tiranës i ka sugjeruar sot Partisë Socialiste të zhvendosë grevistët në një ambient tjetër për të liruar rrugën e kalimit të automjeteve në bulevard. Policia e Tiranës i ka kërkuar dje për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.