E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria luan dobet mund Shqiperine

Hungari - Shqiperi 2-0

Shenues: Torgele 48'. Johatc 82'

Hungaria: Fulop, Bodnar, Vanshak, Juhash, Shelezi, Halmosi, Balazs, Dshudshak, Dardai, Torgele, Hajnal (Buzaki 62'), Hushti (Vodosh 86'). Trajner: Edvin Kueman

Shqiperia: Beqaj, Beqiri (Kapllani 76'), Vangjeli (Hyka 55') (Bulku 86'), Dallku, Cana, Curri, Agolli, Duro, Skela, Lala, Bogdani. Trajner: Ari Han

Gjyqtar: Klaudia Cirketa (Zvicer)

Kartone te verdhe: Dodnar, Juhax/ Dallu, Skela

Kombetarja shperfytyrohet ne 45 minutat e dyta te ndeshjes me Hungarine dhe mundet ne Budapest. Ekipi i drejtuar nga Ari Han nuk arrin te marre asnje pike ne ndeshjen e trete te eliminatoreve per ne finalet e Kampionatit Boteror, madje me Hungarine luan nje pjese te dyte te dobet. Shqiperia mundet ne ndeshjen e pare jashte fushes, duke perseritur ne kete menyre historine. Nuk shkon me gjate, por pas nje ose maksimumi qe arritem dy ndeshje pozitive dhe vjen humbja. Hungaria fitoi paster, 2-0, pavaresisht se ne loje hungarezet nuk ishin ne nje dite me te mire.

Pjesa e pare ishte me e mire per Shqiperine. Nje shtylle e Ervin Skeles dhe disa mundesi per gol. Por pa mundur do te gjejme rrugine rrjetes. Ari Han rreshtoi nje ekip te kujdesshem ne mbrojtje. Me nje sulmues te deklaruar Bogdanin, ekipi yne u perpoq te kundersulmonte per te gjetur golin. Ne 15 minutat e para Shqiperia kishte nje fare superioriteti ne fushe. Kuqezinjte rrezikuan ne dy tre raste te tjera, ndersa vendasit u perpoqen nepermjet ndonje goditje sporadike. Ne fund te pjeses se pare Hungaria pati nje mundesi per gol dhe ne 45 minutat e para ekipet u futen ne dhomat e zhveshjes, pa e gjetur rrugen e rrjetes. Me lojen qe zhvilluan ne pjese te pare lojtaret e kombetares sone krijuan idene se do te dilnin te pakten me nje pike ne stadiumin "Farenc Pushkash" i Budapestit.

45' e dyta

Pjesa e dyte ishe krejt ndryshe. Nje loje e vaket, mesfushe e pergjumur dhe mbrojtje e pa vemendshme e kombetares. Ne te dy golat qe shenoi Hungaria u ben dy gabime trashanike nga ana e mbrojtjes sone, shti edhe pakujdesine e portierit Beqaj. Te dy golat ishin te ngjashem per hungarezet. Ne te parin Elvin Beqiri, vetem 3 minuta pas fillimit te pjeses se dyte, ne nje dite te erret, nuk mbulon Torgelen, i cili me koke gjen te papergatitur portierin Beqaj. Ne golin e dyte, te cilin hungarezet e shenuan serish me koke, portieri Beqaj beri je gabim edhe me te rende. Hungaria depertoi gjate 45 minutave te fundit te ndeshjes nga krahu i majte, nga ku edhe erdhen topat ne zone dhe ku pesuam golat e humbjes.

Trajneri

Ari Han ne proven e pare te krye te kombetares sone, ne nje ndeshje zyrtare jashte fushes nuk beri asgje me shume se paraardhesit e tij. Jahmir Hyka u fut dhe doli ne pjese te dyte. Zevendesimet nuk paten asnje efekt. Loja e kombetares ne pjese te dy ra ndjeshem.

Danimarka merr kreun e grupit tone

Vetem dy ndeshje ka zgjatur gezimi i Shqiperise. Pas ndeshjeve te treta ka ndryshuar gjithcka dhe gjerat kane shkuar si me pare. Kuqezinjte kane shkuar ne vend te parafundit ne grup, ndersa Danimarka pas fitores se djeshme me Malten eshte ne krye te grupit. Ekipin tone e pret nje ndeshje tjeter e veshtire jashte fushes, ne Portugali. Gjithsesi, tashme Shqiperia e ka te sigurte vendin e parafundit. Ndeshja kryesore e grupit Portugali-Danimarke eshte mbyllur ne rrjeta te paprekura. Edhe Portugalia nuk ka startin duhur, ndaj misioni i Shqiperise te merkuren behet shume me i veshtire.

Objektivi i Ari Hanit, ne dyshim

Pas humbjes se djeshme objektivi i trajnerit holandez Ari Han eshte vene ne dyshim. Kuqezinjte tashme kane shume pak shanse te arrijne Hungarine. Kujtojme se ekipi qe drejtohet nga Kueman nuk ka luajtur asnje ndeshje me Malten, ndaj edhe perballja e "Qemal Stafes" do te jete deri diku percaktuese, ne rast se Hungaria nuk merr pike me ekipet e medha ne ndeshjet e tjera.

Dje

Hungari-Shqiperi 2-0

Danimarke-Malte 3-0

Suedi-Portugali 0-0

Grupi 1

Denimarka 7 (6-2)

Shqiperia 4 (3-2)

Suedia 5 (3-1)

Portugalia 4 (6-3)

Hungaria 4 (3-2)

Shqiperia 4 (3-2)

Malta 0 (0-10)

Ndeshjet e radhes ne grupin tone

15 Tetor

Portugali- Shqiperi

Malte-Hungari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›