Mitmarrja, paditet nje gjyqtar
Tirane- Nje gjyqtar eshte paditur dje ne Prokurorine e Pergjithshme per vepren penale te mitmarrjes. Vesel Bako me detyre gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Mat eshte paditur dje nga ana e Keshilli i Larte i Drejtesise pas zbulimit te nje video, ne te cilen paraqiten pamjet filmike ku Bako, ishte duke i marre nje shume lekesh nje qytetari. Burime prane Keshillit te Larte te Drejtesise kane bere me dije se gjyqtari Bako eshte filmuar duke marre ryshfet nga nje qytetar per ta favorizuar ne dhenien e nje vendimi. Lajmi behet i ditur nga burime prane Keshillit te Larte te Drejtesise te cilet dje theksuan se i jane drejtuar menjehere prokurorise per ndjekje penale. Kjo sipas burimeve eshte ne vazhden e luftes antikorrupsion. Behet e ditur se menjehere KLD do te marre ne shqyrtim rastin ne fjale dhe do te vendose per heqjen e imunitetit ndaj gjyqtarit Vesel Bako. Ky i fundit deri tani nuk ka dhene asnje shpjegim, ndersa pritet qe te paraqitet ne KLD per t'u mbrojtur. Gjyqtari Vesel Bako, sipas burimeve nga KLD, kishte lene takim me nje qytetar i cili kishte nje proces gjyqesor me te. Mesohet se Bako i ka kerkuar nje shume te hollash per ta favorizuar qytetarin ne procesin e tij. I detyruar nga kushtet ku edhe ndodhej, qytetari ka vendosur te bashkepunoje me gjyqtarin duke i dorezuar shumen e parave. Por, nga ana tjeter qytetari nuk e ka lene ceshtjen me kaq. Gjate momentit qe ishte duke i dhene shumen e lekeve gjyqtarit sipas edhe kompromisit qe kishin bere me njeri-tjetrin, qytetari ka vendosur ta denoncoje kete rast duke e filmuar me ane te celularit te gjithe skemen e dorezimit te parave. Ky filmim me pas i eshte dorezuar organeve kompetente, te cilat do te marrin masat perkatese. Sipas burimeve ne KLD me ane te filmimeve mendohet t'u pritet rruga abuzimit te se gjithe gjyqtareve me qytetaret dhe marrjes se ryshfetit. Dihet tashme se nje pjese e mire e gjyqtareve jane perfshire ne korrupsion. Kjo perfshirje per KLD duhet te marr fund nje here e mire. KLD ben thirrje qe te gjithe duhet te impenjohen per te luftuar korrupsionin ne fushen e drejtesise qe eshte bere nje semundje e pasherueshme.
Berisha: Drejtesia, e barabarte para ligjit
"Nje gjykates, Musta, pasi mori parate dhe u largua ne nje vend tjeter u kthye prape si gjykates. Ishte nje lirim i paralajmeruar dy muaj para nga familjaret e viktimes. Ish-kryetari gjykates se Elbasanit apo i Kavajes qe i thoshte: "me jep 11 mije euro qe te them 7 vjet, po me dhe 7 do te them 11", tregoi Berisha edhe rastet me flagrante te korrupsionit ne sistemin e drejtesise. Sipas tij, kjo situate nuk mund te tolerohej me. Madje ai eshte treguar teper drastik duke kerkuar masat te menjehershme parandaluese dhe kontrolluese. "Shqiptaret nuk shohin nje gjykates ne 12 vjet te ule prapanicen ne banken e te akuzuarve dhe te perballet me ligjin. Asnje prokuror te mos perballet me ligjin edhe kur falsifikojne, shesin e gjobisin per dosjet. Do te ishim shume me te dobishem per vendin, sikur krahas qeverise te rreshtoheshin edhe institucionet e tjera", deklaroi Berisha