E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, i papuni kërcënon të hidhet nga pallati

Për dy orë me radhë, punëtori i ndërtimit, Besnik Xhaferri, kërcënoi se do hidhej nga kati i dytë i një pallati për shkak të padrejtësisë që ai pretendon se i është bërë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, Xhaferrit i ishte premtuar nga një pronar ndërtimi se do punësohej, por ditën tjetër në vend të Xhaferrit pronari ka punësuar dikë tjetër.

Ky vendim i papritur duket se ka tronditur punëtorin e ndërtimit tashmë të papunë, i cili në gjendje të dëshpëruar kërkoi të vetëflijohet. Punëtori u bind nga forcat e shumta të policisë të cilat negociuan me punëtorin duke e bindur të mos ndërmarrë aktin e vetëflijimit./Start/

                                                                                             2012-07-07 15:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›