Trafiku i armëve, SHBA nis ndëshkimet
Dy persona pranuan fajësinë në Majami të Floridës për akuzat që mashtruan qeverinë amerikane lidhur me furnizimin e ushtrisë afgane me municione kineze. Dejvid Pakuz dhe Aleksandër Podrizki pranuan dy ditë më parë se ishin përfshirë në një skemë për fshehjen e origjinës kineze të municioneve të marra nga Shqipëria. Në firmën AEY të Efraim Diverolit, Pakuz, një ish-masazhator me profesion, ishte zëvendëspresident i firmës AEY, ndërsa Podrizki ishte agjent i kompanisë në Shqipëri. AEY kishte një kontratë me Pentagonin për të pajisur me municion forcat afgane. Presidenti i kompanisë, Efraim Diveroli, dhe një partner i tij biznesi, Ralf Merrill, nuk e kanë pranuar fajin dhe janë në pritje të gjyqit. Administrata e mëparshme prishi kontratën me AEY-në e Diverolit, pas skandalit që u publikua në gazetën "New York Times" mbi municionet e vjetra, ku qeveria i kishte paguar firmës me bazë në Florida miliona dollarë.
Skandali i fishekëve kinezë u komentua gjatë edhe në Shqipëri, për shkak të akuzave që u hodhën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Biznesmeni Kosta Trebicka ishte ndër të parët që hodhi akuza të rënda në lidhje me skandalin. Municionet e vjetra kineze, sipas një marrëveshjeje, ripaketoheshin duke hequr etiketat kineze dhe bliheshin më pas nga kompania amerikane. Shtetet e Bashkuara e cilësojnë vepër penale blerjen e municioneve kineze, pas vendosjes së embargos ndaj armatimit kinez.
Dosja në SHBA
Verifikimi i municioneve të mbërritura në Afganistan dhe konfiskimi i bisedave elektronike me e-mail mes të pandehurve ka hedhur dritë për dijeninë dhe vullnetin e tyre të plotë për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tregtia e armëve. Sipas vendimit të Gjykatës Amerikane, shoqëria e pandehur AEY është angazhuar në aktivitetin e prokurimit të armëve dhe municioneve. AEY ndodhet në shtetin e Floridës dhe selia e saj qendrore ka qenë në Majami, Florida. I pandehuri Efraim Diveroli është një rezident në Shtetet e Bashkuara, është pronar i kompanisë AEY dhe ka administruar e drejtuar gjithë aktivitetin e firmës AEY. Dejvid Pakauz është drejtor dhe zëvendëspresident i firmës AEY. Ndërsa Aleksandër Podrizki ka qenë një përfaqësues i AEY-së, i stacionuar në Tiranë, Shqipëri. Sipas vendimit të gjykatës, rreth datës 28 korrik 2006, ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxori një lajmërim, duke kërkuar oferta për një kontratë për furnizimin me armë për Republikën Islamike të Afganistanit. Rreth 20 shtatorit 2006, AEY prezantoi një paketë ofertash lidhur me shpalljen e ushtrisë amerikane. Më vonë, rreth 17 tetorit të vitit 2006, AEY paraqiti një version të rishikuar të ofertës së tyre, ku çmimi që kërkohej për të përmbushur kërkesën e ushtrisë amerikane shkonte rreth 298 milionë dollarë. Më 29 janar të vitit 2007, ushtria aprovoi kontratën e parë për sigurimin nga ana e AEY-së e një sasie me tipa të ndryshëm municionesh. Kontrata e detyronte AEY-në të siguronte vetëm municione të vlefshme. AEY-së iu kërkua gjithashtu të konfirmonte dijeninë e saj për ligjin nr. 252.225-7007, që e pengonte të siguronte municione kineze. Sipas vendimit të Gjykatës Amerikane, në prill të vitit 2007 në Majami, në distriktin jugor të Floridës dhe në të tjera vende, të pandehurit Efraim Diveroli, Dejvid Pakauz, Aleksandër Podrizki dhe Ralf Merrill kanë bërë, nëpërmjet kombinimit të veprimeve të tyre, komplot, bashkëpunim dhe marrëveshje njëri me tjetrin, me persona të tjerë të njohur ose të panjohur për Jurinë e Madhe, për të bërë krime ndaj SHBA-së, të cilat janë: në kundërshtim me ligjet e ushtrisë amerikane, ata kanë bërë me ndërgjegje të plotë futjen e materialeve false, deklarime false dhe përfaqësime false dhe me një faturë si i prokuruar nga Shtetet e Bashkuara, ku vlera e prokurës ishte një milion dollarë. Qëllimi i katër të pandehurve, sipas gjykatës në SHBA, ishte të pasuronin veten e tyre duke u avantazhuar nga deklarimet dhe veprimet e tyre false, që konsistonin në manipulimin e provave që fshihnin origjinën kineze të këtyre municioneve.
Skema e abuzimit
Katër të pandehurit fituan të drejtën për të furnizuar me municione Afganistanin. Për të nxjerrë përfitime ata bënë kërkime dhe veprime që të siguronin municion të prodhuar në Kinë. Për çdo dërgesë, i pandehuri Diveroli paraqiste një certifikatë false, me të cilën hiqej sikur municionet ishin konform ligjeve dhe kontratës. Për çdo dërgesë Diveroli siguronte certifikatë sikur këto municione ishin prodhuar nga MEICO në Shqipëri. Pas disa dërgesave me anije, Diveroli është paraqitur në selinë e ushtrisë amerikane duke kërkuar pagesat që i takonin në bazë të kontratës, e cila nuk i parashikonte këto lloj municionesh. Ndërkohë që në datën 20 prill 2007, Aleksandër Podrizki i dërgoi një e-mail, ku tregoheshin dhe foto municionesh me etiketa kineze. Në të njëjtën ditë Dejvid Pakauz i dërgon një përgjigje Podrizkit, duke i thënë se duhej të hiqte stampat kineze, pasi municionet me etiketat kineze do t‘i hapnin telashe dhe nuk do të pranoheshin. Rreth datës 20 prill 2007, Efraim Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Departamentit të Shtetit, me anë të të cilit i kërkonte mendim nëse një firmë e prokuruar nga SHBA-ja mund të kryente transport të municioneve të ndryshme të prodhuara në Kinë. Më 23 prill të vitit 2007, Aleksandër Podrizki i dërgoi një mesazh elektronik Dejvid Pakauzit, në të cilin Podrizki pohonte se kishte folur me zyrtarët e MEICO-s, ku këta të fundit i kishin thënë se ishin në pritje të përgjigjes nga Departamenti i Shtetit lidhur me lëvrimin e municioneve kineze. Nëse nuk do të aprovohej nga departamenti, zyrtarët e MEICO-s ishin shprehur se do ta rregullonin këtë punë duke trukuar me bojë metalet e municioneve. Në një komunikim elektronik, Diveroli i tha Dejvid Pakauzit se ky veprim nuk ishte autorizuar, ndërsa Pakauz ia kaloi dhe Podrizkit atë që Diveroli i kishte shkruar. Më pas, Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Departamentit të Shtetit, ku këmbëngulte se firma e tij duhej të kishte të drejtën të blinte municione në një vend mik si Shqipëria. Më 25 prill të vitit 2007, Ralf Merrilli u dërgon një mesazh elektronik Diverolit dhe Dejvid Pakauzit, ku ndër të tjera i shpjegonte se si "pastroheshin kutitë e drurit", ndërsa në një foto bashkëlidhur mesazhit ishte një kuti druri në të cilën shkruhej "Made in China".
Negociatat në Tiranë
Sipas vendimit të Gjykatës në SHBA, më 6 maj 2007, Ralf Merrilli, në emër të AEY-së, dërgoi një mesazh elektronik, ku kërkonte që të negociohej një çmim më i lirë, për shkak të kostos së transportit, origjinës së municioneve dhe ripaketimit. Mesazhi iu dërgua edhe Efraim Diverolit dhe Dejdvid Pakauzit. Ndërkohë, më 23 maj të vitit 2007, Efraim Diveroli udhëtoi për në Tiranë, Shqipëri. Tri ditë më vonë, Diveroli i dërgoi një mesazh elektronik Dejvid Pakauzit dhe Ralf Merrillit, ku i thoshte se një çmim më i arsyeshëm ishte mundur të sigurohej. Një muaj më vonë nga takimi në Shqipëri, Diveroli siguroi një certifikatë false sikur municionet e servirura ishin konform kontratës dhe se ishin prodhuar në Shqipëri. Më 31 tetor të vitit 2007, në një certifikatë konformiteti, Efraim Diveroli i paraqitej në emër të AEY-së si një ekzekutues korrekt i kontratës, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin e titullit të 18 seksioni 37/1 për mashtrim ndaj agjencive federale.
Vendimi i gjykatës, mashtrimet në Shqipëri
Duke marrë shkas në zhvillimet dhe veprimet e mësipërme të ndjekura nga të pandehurit, si pasojë e kontratës që siguroi firma që ata përfaqësonin, kuptohet qartësisht se ata kanë mashtruar, kanë falsifikuar dhe kanë kryer veprime në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe në shkelje të ligjeve federale. Është e qartë se pretendimet e tyre për municione të rregullta janë të pavërteta dhe se katër të pandehurit kishin dijeni dhe informacion më se të plotë se municionet nuk prodhoheshin në Shqipëri, por ato kishin një origjinë kineze. Ishte në qëllimin e komplotit të organizuar nga katër të pandehurit për të fshehur dhe manipuluar origjinën kineze të municioneve dhe për të paraqitur të dhëna false lidhur me municionin e paligjshëm që ata kanë administruar. Bazuar në të dhënat, katër të pandehurit në Majami Ded Kounty, në distriktin jugor të Floridës dhe në të tjera vende, kanë kryer shkelje, falsifikime, mashtrime dhe vjedhje me ndërgjegje dhe dijeni të plotë kundër Shteteve të Bashkuara.
Kërkesa
Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë hoqën municionet nga arkat e vjetra kineze duke i ripaketuar
Prokuroria shqiptare: Duam
dëshminë e Pakuz dhe Podrizkit
Prokuroria shqiptare i kërkon sërish SHBA-së të sjellë dëshmitë e dy nëpunësve të AEY-së që pranuan se kanë falsifikuar municione kineze në Shqipëri dhe më pas i kanë dërguar në Afganistan. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se do të dërgojnë në ditët pasardhëse një letër-porosi për të administruar në dosjen e "trafikut të municionit nga Gërdeci" dëshmitë e rëndësishme të Pakuz dhe Podrizkit. Hetuesit shqiptarë dyshojnë se për të fshehur identitetin e armëve, firma e Diverolit dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre, duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike. Ky proces i ka kushtuar shtrenjtë Diverolit, drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarit, dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare pritet të ringrejë akuzën e falsifikimit të vulave dhe stampave të personave të mësipërm, e cila rrezikon një dënim maksimal prej 7 vjetësh burg. Për këtë akuzë, kryeprokurorja Ina Rama i ka kërkuar Prokurorisë së SHBA-së informacione më të hollësishme për dëshminë e kreut të AEY-së. Hetuesit shqiptarë deklarojnë se procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rriste artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe Henri Tomeit. Por, për të mbyllur këtë aferë, ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, largoi forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun edhe në çështjen e Gërdecit. Ndërkohë, Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë AEY, nëpërmjet avokatit të tij, Houard Srebnick, u deklarua i pafajshëm disa ditë më parë rreth akuzave për trafikimin e armëve. Pronari i kompanisë amerikane AEY, Efraim Diveroli, akuzon qeverinë shqiptare se e ka mashtruar në lidhje me municionin luftarak që kjo e fundit i ka shitur. Dy janë interpretimet mbi të cilat Srebnick mbështet pafajësinë e Diverolit. Së pari, që kompania AEY nuk e ka blerë me dashje municionin kinez, por që atë ia ka shitur me mashtrim qeveria shqiptare dhe së dyti, që Diveroli nuk ka shkelur ligjin amerikan, i cili ndalon blerjen e armatimit të prodhuar nga Republika Popullore e Kinës. Ndërkohë, dëshmia e Efraim Diverolit në Prokurorinë amerikane do të kërkohet në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare.