Trafiku i armëve, bllokohet arsenali
Operacioni "Shkozeti", bllokon një arsenal armësh dhe municionesh luftarake, të cilat kishin si destinacion shitjen.
DURRES/ OERD ULQINI
Policia e Durrësit ka goditur në mesnatë hallkën e një rrjeti trafiku që vepronte në aksin veri-jug, duke vënë përpara drejtësisë dy shtetas nga Mamurrasi, Fatmir Ramaj dhe Fisnik Gashi. Në shtëpinë me qira të 40-vjeçarit Ramaj, e cila ndodhet në lagjen 14 të Durrësit, skuadra speciale e Antitrafikut ka sekuestruar tre pistoleta "Bereta" kalibër 7.65 mm, pesë pistoleta të prodhimit jugosllav "Zastava", kalibër 6.35 mm, tre granata defensive, një automatik "model 56", kalibër 7.62 mm, 90 fishekë pistolete, 260 fishekë kallashnikovi si dhe katër krehra me municion për një pushkë 20-she. Policia e Durrësit e ka ndjekur aksionin antitrafik edhe në Mamurras, ku në bashkëpunim me policinë lokale është kontrolluar banesa e shtetasit 26-vjeçar Fisnik Gashi. Gjatë kontrollit në Mamurras bilanci i operacionit është pasuruar edhe me një pushkë 20-she të prodhimit sovjetik dhe një karikator me fishekë të kalibrit 7.62 të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Pas hetimeve të para policia e Durrësit doli në konkluzion se, armët dhe municioni ishin kontingjent për tregtim ilegal. "Ato ishin fringo të reja", u shpreh një ekspert i Antitrafikut. Pistoletat e vogla "Bereta" ishin të nikeluara, ndërsa ato të prodhimit jugosllav, të cilat kushtonin më pak kishin veshje normale çeliku. "Të gjitha pistoletat e kishin karikatorin e mbushur plot", bëri me dije policia. Armët dhe municionet janë dërguar për akt-ekspertim në laborator, ndonëse sipas informacioneve të para ato janë të "pastra", pasi nuk kanë kryer qitje. Policia është vënë në kërkim të detajeve të tjera si origjina e tyre dhe itinerari mbërritjes në Shqipëri. Hetuesit janë të mendimit se pistoletat e nikeluara kishin si destinacion tregjet evropiane, ndërsa ato të tjerat do të shiteshin në vend, ndërsa dyshohet se ishin siguruar në Kosovës. Fatmir Ramaj dhe Fisnik Gashi ishin të njohur të vjetër, që në Mamurras. Ramaj ishte një banues i përkohshëm në Shkozet të Durrësit, ndërsa i arrestuari tjetër Gashi banonte në Mamurras. Që të dy këta persona nuk kishin pasur më parë precedentë penalë. Hetimet kanë përfshirë policinë e Durrësit dhe komisariatin e Mamurrasit, pas një informacioni të siguruar me metodat speciale të gjurmimit. Prokuroria ka marrë në dorëzim dosjen e dy personave të akuzuar për "trafikim të armëve luftarake dhe mbajtjen pa leje të tyre".
Arsenali i bllokuar
3 pistoleta "Bereta" kalibër 7.65 mm
5 pistoleta jugosllave "Zastava" kalibër 6.35 mm
3 granata defensive
1 automatik "model 56" kalibër 7.62 mm
90 fishekë pistolete
260 fishekë kallashnikovi
4 krehra me municion