Zbulohen vrasësit e nënës së Lul Cakës
FIER - Zbulohen pas 9 vjetësh autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së nënës së Lul Cakës.
Policia e Fierit, pas rinisjes së hetimit për krimin e mbetur zyrtarisht pa emra, ka arritur të identifikojë personat e përfshirë në ngjarjen për hakmarrje ndaj të fortit të Beratit. Xhevrije Caka u rrëmbye nga dera e komisariatit, ku sapo kishte takuar të birin më 1 korrik 1999, për t'u ekzekutuar barbarisht në pyllin e Semanit. Megjithëse gjatë këtyre viteve autorët njiheshin se ishin ata që krijuan hasmëri me Cakën, vetëm dje policia e Fierit konfirmoi se bëhet fjalë për Fatmir Eminin, i njohur si Mile Çami, Artan Yzeiri si dhe Bledar Yzeiri. Emini, 52 vjeç ndodhet tashmë në burg, i dënuar me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e Loshit të Karbunarës (Bujar Sula) më 31 dhjetor të vitit 1997. Po ashtu dhe dy autorët e tjerë rezultojnë me dosje penale. Artan Yzeiri, 38 vjeç është dënuar në mungesë me 18 vjet burg për vrasjen e ish-kryetarit të Komunës Kutalli, Berat dhe aktualisht është person në kërkim, ndërsa 30-vjeçari Bledar Yzeiri është arrestuar në Belgjikë, i dënuar me 17 vjet burg për vrasjen e Neki Çalës. Që nga fillimi i viti, Drejtoria e Policisë së Fierit dhe komisariatet e saj kanë rinisur hetimet për 30 ngjarje të vjetra, 13 nga të cilat janë dokumentuar deri tani. m.r