Trafiku i fishekëve, mbërrin nga SHBA-të dëshmia e Kosta Trebickës, dosja “AEY” gati për në Gjykatë
Mbyllen hetimet për trafikun e fishekëve, që tronditi qeverinë “Berisha”. Pinari e Minxolli akuzohen për mashtrim dhe tregti të paligjshme fishekësh
Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi dje se nuk ka asnjë hetim tjetër për të bërë në lidhje me dosjen e trafikut të fishekëve dhe abuzimeve me kontratën e lidhur me Pentagonin. Javën e fundit organi i akuzës administroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dëshminë që i ndjeri Kosta Trebicka kishte bërë në SHBA për këtë çështje. Burimet nga organi i akuzës i thanë dje “Albania”-s se çështja ishte quajtur e mbyllur dhe tashmë është gati për në gjykatë, ku dy të akuzuarit për mashtrim dhe tregti të paligjshme fishekësh janë Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli. Prokuroria duket se i ka rënë “shkurt”, pasi ka vendosur të pushojë hetimet ende pa ardhur letër-porositë nga Qiproja, Bosnja dhe Zvicra. Ndonëse në këto kushte organi i akuzës ka vendosur të ndërpresë hetimet e mëtejshme duke i konsideruar të mjaftueshme të dhënat e mbledhura deri tani për ta çuar këtë çështje në dyert e gjykatës. Zoti Tomei është pronar i firmës “Evdin ltd”, e cila është e regjistruar në Qipro dhe operonte nga Bosnjë-Hercegovina. Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme nuk ka siguruar asnjë të dhënë mbi Adnan Sarajliçin, personin që ka ardhur në Tiranë dhe ka firmosur kontratat me MEICO-n për llogari të firmës “Evdin ltd”, e cila rezulton në pronësi të biznesmenit zviceran të armëve, Patrik Henri. Gazeta boshnjake “DANI”, disa muaj më parë zbardhi identitetin dhe disa të dhëna interesante për zotin Sarajliç, megjithatë, ende Prokuroria shqiptare nuk ka një profil të qartë dhe zyrtar të tij.
Mungesat
Sarajliç është njeriu që korrespondon me të dhënat zyrtare (e-mail, numër telefoni) të firmës “Evdin ltd” dhe është përshkruar nga revista boshnjake si “dora e fortë” në Ballkan e trafikantit ndërkombëtar, Henri Tomei. Revista ”DANI”, në një artikull të disa muajve më parë, ka mundur të zbulojë detaje me vlerë lidhur me njeriun që menaxhonte firmën fantazmë, që e ktheu Shqipërinë në epiqendrën e skandalit ndërkombëtar të armëve. Prokuroria shqiptare ka dërguar zyrtarisht një letër-porosi në Zvicër për marrjen në pyetje të Henri Tomeit. Prokurorët e dinë se Zvicra është vendi ku është stacionuar zyrtarisht dhe formalisht si rezident Henri Tomei, pasi shkresat e sekuestruara kanë treguar se të gjitha marrëveshjet mes “AEY”-së “Evdin ltd” dhe “MEICO”-s janë firmosur nga Adnan Sarajliç, një shtetas boshnjak, që ishte përfaqësues i firmës “Evdin” (në Zenica të Bosnjës). Gjithsesi, prokurorët janë treguar proceduralë duke e kërkuar zyrtarisht Tomein, sipas adresës së njohur zyrtarisht në Zvicër. “Albania” ka publikuar e para në Shqipëri tre muaj më parë identitetin e tij, pas investigimit dhe zbulimit që bëri revista “Dani” në Bosnjë. Ndër të tjera, letër-porosi është dërguar edhe në Qipro, ku kjo firmë është regjistruar për të mësuar diçka më shumë lidhur me pronarin real të kësaj firme, pasi Henri Tomei deri tani rezulton i panjohur dhe për vetë autoritetet zvicerane.
Investigimi
Por duket se vetë fakti që Tomei ka lënë një përfaqësues boshnjak tregon se ai ka “baza të shëndosha” në këtë vend, madje vetë emri Tomei mund të jetë një identitet i maskuar pas të cilit mund të fshihet ndonjë personazh i lidhur me Bosnjën. Gazetari boshnjak E. Hecimoviç ka mundur të kontaktojë menaxherin e firmës “Evdin ltd”. Adnan Sarajliç, ndërsa bashkëpunëtorë të vjetër të Sarajliçit në Bosnjë dhe autoritetet e inteligjencës së këtij vendi kanë ofruar të dhëna të tjera lidhur me të kaluarën dhe rolin e Sarajliçit në skandalin që përfshiu dhe Shqipërinë. Pasi është kontaktuar nga gazetari, menaxheri i “Evdin ltd”, Sarajliç, ka kërcënuar se keqinterpretimet në media dhe artikujt kundër tij dhe firmës “Evdin ltd” do ta detyronin atë të hapte gjyq ndërkombëtar ndaj mediave që e kanë përmendur. ”Nuk dua të flas me telefon. Pyetjet duhet të m’i dërgoni me e-mail, por nuk mund t’ju përgjigjem para ditës së mërkurë apo të enjte. Këshilla ime është që ju të mos shkruani asnjë germë se do të ketë një gjyq të madh ndërkombëtar për të gjitha mediat që njollosën dhe dëmtuan kompaninë tonë”, -është përgjigjur Sarajliç. Më tej, i pyetur në telefon lidhur me faktin se cili ishte Henri që rezultonte si pronar i kësaj shoqërie, Sarajliç ka mbyllur çdo shteg, duke e kthyer në tabu përmendjen e faktit se pronar rezultonte trafikanti ndërkombëtar Henri Tomei. ”Jo, jo, jo. Unë nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk i përgjigjem. Absolutisht jo”, - ka deklaruar Sarajliç.
Dëshmia e Diverolit thuajse e pavlerë për zbardhjen e aferës
Pak javë përpara mbërritjes së dëshmisë së Kosta Trebickës, nga SHBA-të kishte mbërritur dhe letër-porosia e dëshmisë së Efraim Diverolit. “Albania” informoi e para lidhur me mbërritjen e kësaj letër-porosie, ndërsa prokurorët e çështjes e konsideruan dëshminë e Diverolit si shumë modeste dhe pa ndonjë të dhënë që mund të zgjeronte hetimin. Duket se Diveroli nuk ka pipëtirë asnjë fjalë më shumë se ato që diheshin publikisht lidhur me trafikun e fishekëve, duke ulur ndjeshëm vlerën që mendohej se do të kishte dëshmia e tij. Burime të rezervuara nga organi i akuzës janë shprehur se në lidhje me takimin në apartamentin sekret (mes Diverolit, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Aleks Podrizkit dhe një personi ende të paidentifikuar), të denoncuar nga Kosta Trebicka, Diveroli është shprehur se në atë takim u fol për të bërë një rishikim të çmimit të fishekëve nga pala shqiptare. Diveroli e ka cilësuar këtë takim si normal dhe aspak konspirativ, duke e klasifikuar si një takim të thjeshtë pune. Në lidhje me dëshminë e Trebickës, ai është shprehur se pala shqiptare nuk dëshironte pjesëmarrjen e Trebickës në procesin e paketimit dhe ky, sipas tij, ishte një qëndrim normal në një marrëdhënie biznesi. Djaloshi amerikan ka mohuar ndonjë rol antiligjor të firmës “Evdin ltd”, duke u shprehur se roli i saj ishte i gjithëpranuar nga palët, ndërsa Trebicka, në dëshminë e tij, është shprehur se këtë firmë e futën në linjë politikanët shqiptarë.
Hetimet, firma seksere mori fitimet dhe u zhduk
E gjithë zbardhja e skemës së vjedhjes nga firma “Evdin ltd” mund të evidentohet në kontratën që ish-ministri Mediu bëri publike dy ditë pasi ishte dorëhequr nga posti i tij. Sipas kësaj kontrate, “MEICO” do t’ia shiste fishekët (për çdo 1 mijë copë) me 22 dollarë firmës “Evdin”, ndërsa më vonë firmës “Evdin” i lindte e drejta (të drejtë që ia kishte njohur edhe firma “AEY”) që t’ia shiste këto sasi të blera firmës “AEY” me një çmim më të lartë. Pra, firma “Evdin” duhej t’i blinte te “MEICO” dhe t’i shiste te “AEY”. Po ku janë blerjet e firmës “Evdin”?! Këto blerje nuk figurojnë në faturat e siguruara nga prokurorët amerikanë, pasi të gjitha pagesat i ka bërë direkt firma “AEY”. Në këto kushte lind pyetja: Pse i duhej një kontratë e tillë Ministrisë kur dollarët i paguheshin direkt nga firma “AEY”?! Përse kjo ministri lidhi një kontratë me firmën “Evdin ltd”, duke e ekspozuar këtë firmë si blerëse të saj, ndërkohë që sot rezulton se asnjë blerje nuk është bërë nga kjo firmë?! Po diferenca prej 18 dollarësh (për 1 mijë fishekë) si u sigurua nga kjo firmë në kushtet kur ajo nuk operonte në sistemin bankar me kompaninë “MEICO”?! Logjikisht, e vetmja mundësi është që diferenca e fitimit ilegal të “Evdin ltd” të jetë depozituar në llogari private të individëve dhe jo në subjektin privat të licencuar “Evdin ltd”. Por roli i firmës “Evdin ltd” duket se është shumë i kamufluar. Në media u zbulua se personat që krijuan firmën “Evdin ltd”, në të njëjtën ditë krijuan dhe firmën “Garietta ltd”. Njësoj si firma “Evdin ltd”, edhe “Garietta” rezultonte me seli në Qipro dhe me të njëjtët numra telefonikë boshnjakë, si të “Evdin”: 00387 62 94 24 52 (që është numër celular) dhe 00387 32 40 72 72, i fikur prej ditësh. Ekzistenca e shoqërisë së dytë fantazmë është zbuluar nga media fill pas shpërthimit të skandalit. “Evdin Ltd” deklaron adresë të sajën numrin 1 në rrugën “Thermophylon”, në Larnakë, ndërsa “Garietta” zgjedh si adresë false adresën: “Lord Byron Street”, Numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke. Që të dyja shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë germë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “Evdin ltd”, ndërsa Pampos Felas ai i “Garietta Lld”. Emra plotësisht të panjohur dhe anonimë. Por krijimi i dy firmave të ndryshme nuk është edhe aq rastësi nëse u referohesh rasteve të trafiqeve. Është një formulë klasike tashmë që për të humbur gjurmët krijohen dy firma, njëra për të justifikuar ndërhyrjen (“Evdin lid”), ndërsa tjetra për të marrë dërgesat e fitimeve të paligjshme (“Garietta ltd”). Ndoshta nuk është thjesht rastësi që firma e dytë e krijuar, me të njëjtën adresë që kishte dhe firma që kontraktoi shteti shqiptar, i korrespondonte adresës së një banke. E për më shumë në një bankë të Qipros, shtet i njohur për sistemin e tij off-shore (jashtë kontrollit) bankar.
30 Prill 2009