"Banda" ishte e ndare ne dy grupe, secili rol te vecante
Organizata kriminale perbehej nga nente anetare, nderkohe qe si organizate funksiononte ne dy nengrupe kriminale veprues dhe bashkepunues ne fushen e trafikimit te heroines. Grupi i pare perbehej nga Landi Baci, Erges Ymeraj (Ilirian Vasili), Erion Gogaj, Selfo Driza (Fredi Plaku) dhe Ervis Qarri. Ne krye te ketij grupi, sipas hetimeve, qendronte Landi Baci (arrestuar ne Itali) dhe i denuari Erges Ymeraj, te cilet organizonin dhe drejtonin operacionet e trafikut te lendes narkotike. Te denuarit Erion Gogaj dhe Selfo Driza (Fredi Plaku) merreshin me ekzekutimin e operacioneve, pra me terheqjen dhe shperndarjen e metejshme te lendes narkotike bleresve te ndryshem ne Itali. Grupi i dyte perbehej nga Ervin Ferhati (Ergys Ferhati), Emiljano Shullazi (Anton Nikolli), Ardit Berati dhe Gezim Veseli. Te pandehurit Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi kishin rol organizues dhe drejtues lidhur me operacionet e trafikut te lendes narkotike, kurse Ardit Berati dhe Gezim Veseli (arrestuar ne Itali), zbatonin urdhrat e drejtuesve, duke terhequr lenden narkotike dhe duke e shitur ate tek te tretet, etj. Te dy grupet, sipas akuzes, kane qene ne kontakt te vazhdueshem me njeri-tjetrin dhe furnizoheshin me lende narkotike nga i njejti furnitor i perbashket, personi i paidentifikuar mire me emrin "Mehmet".
Droga, shitej nepermjet korriereve
Lenda narkotike pasi arrinte te trafikohej ne Itali ruhej ne nje magazine ne Lambrate te Milanos, dhe me pas, pasi perfundonin perzierjen e heroines, nepermjet korriereve Erion Gogaj, Selfo Driza, Ardit Berati dhe Gezim Veseli realizohej shitjen e saj ne tregun Italian, si dhe dergimin e te ardhurave ne Shqiperi. Hedhja ne treg e heroines kerkonte domosdoshmerish perzierjen e saj me substanca te tjera perzierese, me qellim rritjen e peshes dhe perfitimeve nga shitja. Ne konkluzionet perfundimtare prokurorja Doloreza Musabelliu, i sqaroi gjykates se sasia e lendes narkotike furnizohej nga i denuari Lutfi Shabani, nepermjet Shqiptar Gubetinit dhe korriereve te tij. Pas administrimit te provave rezultoi e provuar se te pandehurit Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi, ne bashkepunim me furnitorin e paidentifikuar me emrin Mehmet, te denuarit Erges Ymeraj, Erion Gogaj, Selfo Driza, kane konsumuar disa episode kriminale te trafikimit te lendeve narkotike ne kuader te organizates kriminale. Te gjithe pandehurit mbanin lidhje me njeri tjetrin kryesisht ne telefon per veprimet qe do te kryenin.
Emiljano Shullazi, ka lindur me 24 prill te vitit 1978 ne Tirane. Ai eshte i biri i Hajdarit dhe i Haxhires. Prokuroria e akuzon ate per veprat penale te " organizimit, drejtimit e financimit te nje organizate kriminale, me qellim trafikimin e heroines" dhe "trafikimit te narkotikeve". Fakti kriminal eshte kryer ne territorin Shqiperi - Itali, ne datat 28-29 gusht te vitit 2004 dhe 03 shtator te ketij viti, ku eshte trafikuar sasia prej 10 kg heroine, si dhe me datat 25 tetor te vitit 2004 - 01 nentor te ketij viti ku eshte trafikuar sasia prej 11.2 kg heroine
Ervin Ferhati, ka lindur me 5 qershor te vitit 1979 ne Tirane. Ai eshte i biri Feritit dhe i Hatlies. Prokuroria e akuzon per veprat penale te "organizimit, drejtimit e financimit te nje organizate kriminale me qellim trafikimin e heroines" dhe "trafikimit te narkotikeve".
Fakti kriminal eshte kryer ne territorin Shqiperi - Itali ne periudhen 16-18 gusht te vitit 2004, ku eshte trafikuar sasia prej 10 kg heroine, ne periudhen 18-21 gusht te vitit 2004, ku eshte trafikuar sasia prej 11 kg heroine, si dhe ne periudhen 28-29 gusht te vitit 2004 dhe 03 shtator te ketij viti, ku eshte trafikuar sasia prej 10 kg heroine.