Trafiku i ikonave, pranga 4 hajdutëve të kishave
03/06/2010 Autorët grabitnin kishat 100-vjeçare dhe veprat e artit i shisnin në Greqi
Elbasan, mijëra euro për kambanat e ikonat e vjedhura
Prokuroria e Elbasanit ka finalizuar një operacion, ku si pasojë e të cilit kanë përfunduar prapa hekurave katër persona, të cilët mendohet se kanë grabitur kishat e vjetra të zonës dhe më pas kambanat dhe ikonat i trafikonin në shtetin grek. Lajmi konfirmohet nga burime pranë prokurorisë së rrethit Elbasan, të cilat thanë se si rezultat i një hetimi dymujor, duke përdorur metodat speciale të hetimit, është mundësuar arrestimi në flagrancë i katër personave: Reshit Hysa, Ali Kera, Gramoz Boshja dhe Nebi Guracaku. Nga hetimi dhe përgjimi i telefonatave është arritur të faktohet aktiviteti kriminal i katër personave, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur me thyerje disa kisha të vjetra 100-vjeçare, që ndodhen në rrethin e Elbasanit. Burimet nënvizuan se autorët në kohë dhe vende të ndryshme kishin vjedhur kambanat dhe ikonat, të cilat datojnë disa shekuj më parë, dhe janë cilësuar nga shteti si vepra arti të cilësisë së lartë. Këto materiale katër personat e ndaluar kishin planifikuar që t’i tregtonin në shtetin helen dhe për të vënë në jetë planin e tyre, autorët disa muaj më parë kishin lidhur kontakte me një shtetas grek, i cili kishte rënë dakord për të ardhur në Shqipëri dhe blerë mallin e ofruar nga personat e proceduar nga prokuroria e Elbasanit. Burimet nuk pranuan të jepnin shifrat konkrete se për sa lekë do të bliheshin veprat e artit, por ato shtuan se kambana dhe ikonat do të trafikoheshin në Greqi kundrejt një shume që i kalon 50 mijë euro. Mirëpo në dijeni të këtij plani ishte vënë prokuroria e Elbasanit, e cila nga një hetim profesional arriti të identifikojë katër autorët: Reshit Hysa, Ali Kera, Gramoz Boshja dhe Nebi Guracaku, të cilët dje rreth orës 21:00 u prangosën në flagrancë nga policia. Mësohet se në momentin e ndalimit autorët s’kanë bërë asnjë rezistencë ndaj uniformave blu. Ndërkohë që aktualisht akuza e Elbasanit, e drejtuar nga prokurori Elvin Gogaj, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin dhe përcaktimin e rolit të disa personave, që dyshohet se kanë bashkëpunuar me katër të ndaluarit e sipërcituar. Në cilësinë e provës materiale organi i akuzës sekuestroi kambanat dhe disa ikona, që mendohet se janë më shumë se 100-vjeçare. Ndaj të arrestuarve u ngrit akuza e “vjedhjes së veprave të artit” dhe “tregtimit të tyre”.