Trafiku i makinave, pese ne pranga
TROPOJE - Pese persona jane arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne rrethin e Tropojes, nen akuzen e trafikimit te mjeteve motorike. Burime te policise lokale thane dje, se "ne pranga kane rene Mentor Salaj, 30 vjec, Bashkim Lokaj, 29 vjec dhe Anton Sylaj, 30 vjec, te tre nga Kosova dhe dy banore te rrethit te Tropojes, Agim Mulgeci dhe Agim Demiri". Te pese personat u kapen ne flagrance ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Llugaj, ku automjeti tip Fuoristrade, me targe PG 51489, i trafikuar nga tre kosovaret, kishte pesuar nje defekt. Kjo i detyroi ata qe te kerkojne nje mekanik, gje per te cilen u ndihmuan nga dy tropojanet. Ngjarja u mesua ne rruge operative nga agjentet e policise, te cilet organizuan operacionin per arrestimin e tyre. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se automjeti ishte trafikuar nga Kosova ne Shqiperi, permes kufirit ne afersi te Zherkes.