E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden per token, kanos me pushke vellane

TROPOJE - Nje grindje mes vellezerish per motive te dobeta, ka cuar ne kanosje me arme zjarri te njerit prej tyre ne fshatin Pac, rreth 30 kilometra larg qytetit te Bajram Currit. Policia, e cila eshte njoftuar me vonese, ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka arritur te ndaloje ne banese, 34-vjecarin Kreshnik Kukelaj. Ne momentin e ndalimit, Kukelajt i eshte konfiskuar nje pushke model 56, me te cilen kishte kercenuar per vrasje vellane e tij, Bilbil Kukelaj, 30 vjec. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme. Burimet pohojne se grindja mes vellezerve ka ndodhur per shkak te pronesise mbi token, qe, gjithsesi, mbetet per te hetuar. Kjo pasi ende vellai i ndaluar nuk ka dhene sqarime te sakta per shkakun e grindjes mes vellezerve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›