E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit mazhoranca ne konsultime

Mazhoranca ka nisur brenda vetes konsultimet për kreun e shtetit, ndonëse jo publikisht. Fatmir Mediu, kreu i republikanëve e pohoi këtë lëvizje për median, duke deklaruar se nuk kanë munguar takimet lidhur me këtë çështje mes tij dhe kryeministrit Berisha.
Synimi është –theksoi Mediu -që mazhoranca të ketë kandidaturën e saj dinjitoze në garën e re presidenciale, duke e parë si më të rëndësishëm procesin si moment konsultimi në traditën e dy zgjedhjeve të fundit presidenciale, para gjendjes së numrave aktualë të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.
E ndërsa Fatos Nano është në tur për mbledhjen e firmave që do të garonin kandidimin e tij, Fatmir Mediu dhe Sali Berisha ende nuk i kanë krijuar atij mundësinë e takimit. Sa për axhendën e kryerepublikanit Mediu, Nano do të zerë vend, por përmes një batute la të kuptohej se nuk është diçka prioritare, krahasur me shtyllën kryesore të programit të tyre, atë të pronave.
Mediu i bëri këto komente pasi Komisioni i Ligjeve shqyrtoi tre nisma të debatuara edhe mes vetë mazhorancës mbi aspkte të ndryshme të kthimit dhe kompensimit të pronave, ku mosmarrëveshjet përmes diskutimesh dhe amendamentesh u deklaruan të kapërcyera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›