Panik për tërmet në Tiranë, specialistët: Tërmetet nuk parashikohen
TIRANE- Banorët e kryeqytetit janë mbërthyer për disa orë nga paniku për një tërmet të mundshëm. Publikimi në disa media i një studimi të një profesori amerikan për tërmete që do të godasin Tiranën për 40 vitet e ardhshme, por më pas pas verifikimeve të Neës24 rezultoi se ky studim nuk është përmendur për Tiranën , u përcoll nga qytetarët me një frikë të madhe. Lajmi u transformua gojë më gojë duke pritur që tërmeti të ndihej sot rreth mesditës.
Specialisti i Institutit të Gjeoshkencës përgënjeshtron lajmin duke e quajtur të rremë alarmin për tërmet. Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se nuk ka studime të tilla që mund të përcaktojnë se kur mund të bjerë tërmeti.
“Lajmi është i rrëmë, cdo informacion që mund të jepet në këtë drejtim duhet ta japë në radhë të parë Instituti i Gjeoshkencave që mund të japë një informacion të saktë. Nga monitorimi i deritanishëm nuk kemi aktivitet sizmik në këtë zonë në ditën e sotme, kështu që këto lajme janë të rreme që nuk duhen marrë për bazë.” thekoi sizmologu Ormeni.
Sipas Ormenit , zonat që janë më aktive nga lëkundjet e tokës janë ato afër bregdetit , si dhe Korca, Ohri, Peshkopia, Lushnja, Elbasani dhe Dibra duke i mëshuar faktit se një tërmet nuk mund të parashikohet se kur dhe ku do të bjerë.
(e.n/News24/BalkanWeb)