E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, vijojnë diskutimet në Komisionin e Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka vijuar edhe sot diskutimet për pr/ligjin e miratuar dje në parim "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it".

Drafti i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar.

Përfaqësuesi i PS-së në komision, Pandeli Majko ka deklaruar sot se pr/ligji duhet të miratohet me konsensus që t’ hapt rrugë EULEX-it të hetojë edhe në Shqipëri.

Edhe kreu i këtij komisioni, Ilir Rusmajli tha se hetimet duhet të bëhen sa më shpejt, ndërsa ftoi përfaqësuesit e opozitës të vazhdojnë në rrugën e kompromisit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›