Trafiku i organeve, mjeku turk në kërkim ndërkombëtar
PRISHTINE- Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë kundër mjekut turk Yusuf Sonmez dhe shtetasi izraelit Moshe Harel si të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të organeve në Kosovë, në kliniken Medikus, në 2008.
Ndaj dy shtetasve të huaj, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për “trafik të organeve njerëzore, krim i organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore”, informon EULEX. Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka lëshuar një urdhër arrest për dy të dyshuarit, ndërsa Interpoli firmosi urdhër arrestin ndërkombëtar.
Sipas EULEX në vitin 2008 në klinikën “Medicus” në Prishtinë janë kryer të paktën 30 operacione të paligjshme.
Në tetor të 2010 akuza për trafikim të organeve e ndërlidhur me klinikën “Medicus” çoi në arrestimin e tre udhëheqësve të klinikës dhe pezullimin nga puna të një zyrtari në Minstrinë e Shëndetësisë.
Shkon në nëntë numrin e të akuzuarve për dosjen e njohur si Medicus. Nën akuzë janë dhe Lutfi Devishi, urolog, Driton Jiltas, kirurg, Ilir Rrecaj, mjek dhe ish-sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, Sokol Hajdini - specialist anesteziolog, Sylejman Dullas-anesteziolog, Islam Bytyçit anesteziolog, dhe Arban Dervishi, i biri i mjekut Lutfi Dervishi.
Dyshohet se grupi i shtetasve kosovarë ka qenë i përfshirë në rekrutimin e një numri të shtetasve të huaj të cilëve pretendohet t’u jenë premtuar deri në 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave, ndërsa marrësve të organeve u është kërkuar të paguajnë deri në 100 mijë dollarë.
Në janar të 2012 mjeku turk u arrestua në Stamboll bazuar në një urdhërarresti të lëshuar nga Kosova, por më pas u lirua. Në prononcimet për mediat në atë kohë mjeku turk pranonte se kishte punuar në klinikën Medicus por mohonte të ketë marrë pjesë në asnjë trafikim organesh të njerëzve. Duke folur për gazetën serbe “Novosti”, Sonmez mohoi të ketë njohur Hashim Thaçin, dhe se kurrë nuk kishte bashkëpunuar me të, aq më tepër për punë jonjerëzore