E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, Hoxhaj-Gordon diskutuan për proceset rreth Kosovës

SARAJEVE-Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon, theksoi se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.
“Kosova është shtet stabil, i pavarur dhe shumetnik dhe dialogu teknik duhet t’i zvogëloj diferencat në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Filip Gordon, njofton ministria e jashtme e Kosovës.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Sarajevë.

Enver Hoxhaj dhe Filip Gordon kanë diskutuar për proceset e veçanta ndërkombëtare rreth Kosovës dhe ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara po e japin në drejtim të përmbylljes së suksesshme të tyre.

Në këtë aspekt, në njoftim, theksohen procesi i njohjeve, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat evroatlantike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›