E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrepcë, policia sekuestron sasi rekord armësh

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armatimesh në fshatin Sevçe të Shtërpcës. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Radio Europa e Lirë deklaron se “gjatë aksionit është kapur një sasi e madhe municioni, predha të ndryshme dhe disa armë të kalibrit të rëndë”.

Armatimi është gjetur në një shtëpi të pabanuar, të një qytetari serb.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërkaq është paralajmëruar se gjatë ditës do të jepen më shumë hollësi në lidhje me këtë rast dhe armatimin e konfiskuar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›