E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët në veri protestojnë

MITROVICE-Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar sot në afërsi të stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Sipas një komunikate nga Policia rajonale e Mitrovicës thuhet se protestuesit kanë kundërshtuar vendosjen e komandantit të ri të caktuar në stacionin policor, sipas urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Rruga kryesore “Mbreti Petër” është mbajtur e bllokuar me dy kamion transportues, për qarkullim të trafikut rrugor, gjatë kohëzgjatjes së protestës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq pas përfundimit të protestës, konfirmohet se gjitha rrugët janë liruar për qarkullim të rregullt, përderisa njësitë policore të cilat ishin të angazhuara në mbikëqyrje të këtij tubimi, i janë kthyer detyrave të rëndomta.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, thuhet në komunikatën e policisë.

(d.b/evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›