E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjerimi kur mediat tona enden tek rubrika “Intervistë me kriminelin”

Moda e intervistave me kriminelët lindi diku nga vitet ‘97 u “betonua” njëfarë betonarmeje pas atij viti të mbrapsht atij viti të zi, por u përvijua edhe më i fortë këto ditë sot në mediumet e Tiranës.

Intervistë me kriminelin/Kriminelët si në të gjithë botën edhe në Shqipëri dy gjëra kanë: puna e tyre është krimi,dhe vendi i tyre është burgu. Çdo gjë tjetër që mundet të fantazojë gazetari apo t’i sjellë mendja e një krimineli është dhe duhet të mbetet jashtë vëmendjes. Po përse në Shqipëri ndodh ndryshe nga qytetërimi i botës dhe i medias së shkruar? Ndodh ndryshe sepse jo e gjithë bota ka parë dhe ka provuar ’97, vit tmerri e krimi. Por ndodh ndryshe sepse në Shqipëri e majta, forca që sot quhet opozitë, erdhi me kriminelët pikërisht në pushtet. Sikur Evropa dhe ndërkombëtarët, të mos kishin kërkuar që kriminelët të ishin në burg, Zani i Çoles dje do të vegjetonte pikërisht në ndonjë zyrë shteti. Ndodh sepse e majta i ngriti kult kriminelit aq sa në Vlorë femijët thoshin “dua të bëhem si Zani”. Nënat ua hiqnin nga koka atë fjalë duke u thënë se ai ishte kriminel, por fëmijët kishin parë të shfaqeshin nëpër aparate televizione. Atëherë përse kriminelin e jepnin bukur televizionet? Ai - faji i atëhershëm - sot gjen faqe gazete, madje tashmë i kanë shtuar edhe speciale.

Speciale. Po me kë? Me kriminelin! Turp për atë Zot!/Dje madje pashë në G.Sh si në faqe të parë ishte krimineli D.Dajti - as emrin nuk dua tia përmend - me bashkëshorten dhe mesazhi nënës së tij. A ka mundësi që në një ditë zije të mos na e pudrosin dhe të mos na japin të dhëna familjare për kriminelin... Imagjinoni, në një rrjet televiz, transmetohej nga spitali i burgut informacioni më i fundit, me një ankth të paparë, mbi gjendjen shëndetësore të kriminelit. Dua të shtoj se kur ngjarja të harrohet - ndoshta pas një viti - në ndonjë gazetë prite kur të shfaqet krimineli me intervistat e veta “ekskluzive”. Imagjinoni edhe titullin: “Jeta e panjohur e D.Dajtit”.

Përse e them këtë? Që pas ’97-s, janë bërë dhjetëra intervista me kriminelin e Çoles. Por asnjë intervistë me familjarët e të vrarëve të bandave... Si nuk u kujtuat njëherë të vetme për ata që shpirti u doli me dhimbje nga tmerret dhe krimet e heroit të gazetave? Si ka mundësi që tek ne, krimineli merr faqe gazete, kurse viktima zhvendoset poshtë e më poshtë. Bombardohemi me intervista me Jaho Salihin, por kujtoj se në varreza është i ndjeri Azem Hajdari. Heroi i demokracisë gjendet nën tokë, ndërsa krimineli shfaqet i veshur e i zbukuruar, ndërsa tregon se si i shtyn ditët në burg. Lexoj intervista edhe për kriminelë të tjerë, ndërsa mendimi më kuturis atje ku prehet viktima. Po të kishte media fe, nuk do të bënit kështu. Feja vlerëson të pafajshmin. Atë që e vrau dora kriminale, atë që ajo dorë e zezë e dërgoi nën jetën e përhershme atje ku zëri, bota, jeta, familja, fëmija dhe gjithçka më nuk ekziston. Atje ku jeta është ndërprerë njëherë e mirë dhe përgjithmonë. Po të njihnit sadopak kodin e shpirti do të duhej të kujtohej viktimën, atë që shpirti i doli me zor, atë që iku pafajësish nga kjo botë.

Shteti duhet të mendojë seriozisht se kthimi i dënimit me vdekje është imperativ. Krimineli vret pa iu dridhur dora... E di që ligji nuk do ta vrasë - e fundit një dënim me burgim të përjetshëm - edhe ketë po edhe gjykata. Sepse pas një viti e ndoshta më shumë ngjarja do të harrohet dhe çudi të mos na duket kur avokati të ngrejë versione që nxjerrin fajtorë edhe policët... bile disa të pacipë, e kishin aluduar edhe në fletushkat e tyre të ditës së djeshme. Po ai, që vrau nuk kishte faj? Janë këto qendrime që i shtyjnë një numër njerëzish që të rikujtojnë (paçka se ngjan disi si joperëndimore) se për kriminelet, plumbi dhe litari nuk duhet hequr, sepse pas qetësisë Dritan Dajtët e tjerë rikthehen, ngase e dinë se ligji është ende i butë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›