E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama injoroi zinë kombëtare, parashkroi fatin e vet, njëlloj me daljen nga politika të Fatos Nanos

Tragjedia e rëndë, vrasja e 4 oficerëve policie pak ditë më parë, vetëm për Edi Ramën, kryetarin formal të PS-ës, nuk ishte e tillë. Sikurse edhe pararendësi i tij në parti Fatos Nano, i cili më se 5 vjet më parë në ditën e zisë kombëtare, “festonte” tragjedinë detare të 9 janarit nëpër buzukët e Greqisë, Edi Rama ka zgjedhur “të festojë” ditën e zisë kombëtare për tragjedinë e 7 gushti 2009, diku në kontinentin amerikan, përtej Oqeanit Paqësor.
Edi Rama, i cili në pak vitet që drejton PS-ën, ka zgjedhur çdo ngjarje nekrofilie ta shndërrojë në ditë përkujtimore, ka harruar këto ditë të ndërpresë pushimet dhe në ditën e zisë kombëtare të ndodhej të paktën fizikisht në atdhe.
Ngjarja e Gërdecit e 15 marsit 2008, apo aksidenti i rëndomtë automobilistik i Kosta Trebickës rreth një vit më parë, saktësisht në 12 shtator 2008, ishin më se të mjaftueshme për Edi Ramën dhe gjysmë opozitën që ai pretendonte se drejtonte, për të nxjerrë anëtarë, simpatizantë e militantë të PS-ës rrugëve të Tiranës, nën llogaritë e gabuara, se mund të fitonte disa vota për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Tragjedia e rëndë e Gërdecit, për nga përmasat e saj, sigurisht ishte e rëndë. Por, për Edi Ramën, dëmet e asaj tragjedie, në njerëz dhe në materiale, nuk kishin rëndësi. Për atë nuk kishte rëndësi as ftesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Kjo u duk kur në një nga ditët e fillimprillit  2008, kur hyrja e Shqipërisë në NATO, ishte vetëm çështje kohe, ai sajoi një tip mitingu në sheshin “Skënderbej”, duke e ngatërruar këtë ditë me Gërdecin. Dhe pas gjithë këtij keqpërdorimi të Gërdecit, Edi Rama me votat e marra në Gërdec, mori mesazhin humbës, sipas të cilit gjithë Shqipëria votoi si Gërdeci.
Edi Rama, i cili çfarë nuk bëri të na mbushte mendjen se Kosta Trebicka ishte viktimë e shtetit, sepse me demek ai konsiderohej “dëshmitar kyç”, i Gërdecit, anashkaloi me dashje faktin qe vetë Kosta Trebicka e kishte pohuar publikisht edhe vetë, se ishte një trafikant municionesh, të cilave ju fshinte origjinën kineze, thjesht dhe vetëm për të mashtruar qeverinë amerikane, kundrejt përfitimeve të tij financiare. E pra, atë që edhe Kosta Trebicka, nuk e kishte fshehur, Edi Rama nuk e merrte në konsideratë, ndërsa u mundua të na “e shiste” mashtruesin e qeverisë amerikane, si një “hero”.
Ndërsa, kur 4 oficerët e policisë, heronj të vërtetë në përballjen me krimin, për Edi Ramën, nuk janë të tillë, për deri sa ai ka zgjedhur të mos lërë në mes pushimet e tij në kontinentit amerikan, të paktën për një ditë zie kombëtare.
Të dërgosh në ceremoninë mortore gratë e PS-ës, Valentina Leskaj, Arta Daden, Mimi Kodhelin (apo edhe Taulant Ballën), nuk mjafton. Kjo nuk mjafton, sepse deri para kësaj dërgese në një ceremoni mortore, ai, Edi Rama, ka qenë vetë në krye të derdhjes së lotëve të krokodilit, pse bie fjala Kosta Trebickës i doli fuoristrada e tij nga kontrolli dhe përfundoi jashtë rruge i vdekur.
Nuk mjafton gjithashtu as që Edi Rama të mos thotë asnjë fjalë të vetme për kriminelin, vrasës të 4 oficerëve të policie, pse lidhjet e tij të disafishta me këtë emër, e çojnë te emra të tjerë, të cilëve ju rrëmbente të dashurat, pasi ata ishin nisur në rrugën pa kthim...
Por gjithsesi kjo dy(pa)fytyrësi e Edi Ramës ka anën tjetër të pritshme të medaljes... ... Përqasja e Edi Ramës me sjelljen e pararendësit të tij në PS, Fatos Nano, nuk është e rastësishme. Duket se mentalitete apo sjellje të tilla, indiferente në ditë ët zisë kombëtare kanë edhe kostot e tyre politike. Fatos Nano e pagoi. Më se një viti pas tragjedisë detare të 9 janarit 2004, ai tashmë është një “ish”. Sigurisht, Fatos Nano, mundi të mbijetonte më se një vit pas frekuentimit të buzukëve grekë në ditën e zisë kombëtare, por duket se kongresi i jashtëzakonshëm i PS-ës, nuk mund ti lërë Edi Ramës, më shumë se tre javë kohë, për ta konsideruar edhe atë “ish”-in e radhës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›