Kleriku përdëllimtar, nuk diti kurrë të mbajë mëri
Autori i Lajmit: red.
Theofan Stilian Noli lindi, më 6 janar 1882 dhe ishte i dyti nga trembëdhjetë fëmijët e Stilian dhe Maria Nolit, prej të cilëve vetëm gjashtë patën fatin të arrinin moshën e pjekurisë. Prindërit e tij ishin blegtorë shqiptarë. Familja jetonte në Ibrik-Tepe, një vendbanim shqiptar në Turqi. I rritur nga gjyshja e tij Sumba, Fan Noli ishte një djalë i dobët dhe delikat. Kur ishte tetë vjeç e çonin në shkollë të futur në një thes, ngaqë s kishte qejf. (kështu tregojnë). Që nga kjo kohë e tutje Fan Noli u zhvillua, lulëzoi dhe ka punuar shumë dhe me dëshirë gjatë viteve të shkollës; atëherë bëri shumë punë në vende të huaja, deri sa u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 1906. Përshtypjet e tij të para për Shtetet e Bashkuara nuk ishin shumë emocionuese, siç mund të pritej. Me të arritur në Jamestoën u angazhua në shoqatën e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mëmëdheut”.
Noli në Boston
Nga fundi i vitit 1906, Noli u gjend në Boston, i cili do të bëhej shtëpia e tij për pjesën më të madhe të jetës. Duke ndihmuar në gjetjen e një shtegu kulturor, patriotët e rinj i hapën rrugën Rilindjes Shqiptare. Me ndihmën e Kishës Ortodokse Ruse, Noli u dorëzua prift, më 8 mars 1908; viti 1912 solli diplomimin e Nolit popullor, i cili ishte përpjekur të ruante pozita shoqërore të lavdërueshme në Harvard. Që nga kjo kohë e më pas Noli kreu disa detyra. Ndoqi një sërë shkollash: Konservatoin e Muzikës në Në England, mori gradën Ph.D. në Universitetin e Bostonit, studioi aramenishten dhe hebraishten në Harvard. Noli përfaqësoi gjithashtu, Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, Zvicër; mori përsipër postin e Kryeministrit të Shqipërisë; u shenjtërua kryepeshkop në Korçë, Shqipëri më 1912 dhe së fundi, themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Gjatë vitit 1936 u botua nga Noli libri i parë i korit në gjuhën shqipe (Hymnore). Sikurse edhe peshkop Noli, shumica e shqiptarëve në Amerikë ishin kundër mbretit Zog të Shqipërisë. Noli i kishte vënë atij shumë lloj emrash, sepse Zogu e kishte përzënë nga vendi, ditën e Krishtlindjeve të vitit 1924. Megjithatë, kur në vitin 1933 Noli u sëmur, qëndrimi i tij armiqësor ndaj Zogut u zbut. Shqiptarët e Amerikës u fyen, kur Noli ju tha se kishte kërkuar dhe kishte marrë nga Zogu 825 $ (3000 franga) për arsye shëndetësore. Më pas Fan Noli bëri kërkesë për një pension, por nuk e mori kurrë.
Rrëfimet e Z. Stavre
Ai takohej shpesh me Nolin në Bibliotekën Publike të Bostonit në Copley. E kishte zakon t u drejtohej shumë njerëzve në emër. Ishte një njeri shumë i çiltër. Nuk kujdesej shumë për pamjen e jashtme. I kishte rënë në sy se, edhe pse ishte figurë e rëndësishme, Noli nuk bënte veprime që e distanconin nga të tjerët. Nuk qëllonte t u kthente krahët të tjerëve, të largohej nga mbledhjet kur nuk binte dakord. Ai i dëgjonte gjithmonë me dëshirë mendimet e njerëzve, pavarësisht, nëse mendonte se kishin apo jo ndonjë vlerë të madhe. Mendoj se Noli mësonte shumë, duke dëgjuar të tjerët. Kur njerëzit i largoheshin ose e linin kauzën e tij për një farë kohe, ai i mirëpriste kur ktheheshin prapë. Të gjithë kundërshtarët mirëpriteshin, kur ktheheshin në kishën e Nolit. Ai besonte te ndjesa. Noli nuk ju mbante kurrë mëri të tjerëve, edhe kur mund të kishte shumë keqkuptime. Ai vërtetë që nuk kishte asgjë kundër njerëzve të veçantë në planin personal.
Opinioni i Mark Kristos
Ato që historia nuk i ka rrëefyer për Nolin si njeri
Në shkrimet dhe kujtimet për Fan Nolin është hedhur dritë përgjithësisht mbi personalitetin e tij poliedrik, duke zbuluar atë si udhëheqës të lëvizjes kombëtare e demokratike, klerik dhe shtetar, artist dhe dijetar, por pak është bërë për ta njohur si njeri. Edhe pse ai jetoi shumë gjatë dhe qe protagonist, ose pjesëmarrës i shquar në ngjarje që vendosën fatin e Shqipërisë dhe të shoqërisë shqiptare, edhe pse bashkëpunoi duke u lidhur me qindra njerëz në atdhe e në diasporë, kujtimet për të merren kryesisht me rolet e tij, që ai luajti pra kryesisht me figurën e tij historike. Figura e tij si njeri ose njeriu Nol, gjithmonë ka mbetur në plan të dytë, apo është dhënë me informacion të varfër. Në fakt, siç del nga të gjithë ata që e kanë njohur njeriun me personalitet tek Noli, kishin gjetur njëri-tjetrin, plotësonin njëri-tjetrin, rrezatonin te njëri-tjetri. Emri i tij nderon jo vetëm atdhetarin dhe demokratin, jo vetëm poetin dhe shkrimtarin, jo vetëm një nga etërit e shquar të qytetërimit shqiptar, por edhe njeriun si njeri, njeriun me gërma të mëdha, që pa dyshim se ai përfaqëson dhe mishëron më së miri njeriun dhe nga kjo pikëpamje mbetet një prej shëmbëlltyrave më të ndritura të botës shqiptare. Sigurisht, ai s´ishte qenie e përkryer, u takonte vdekatarëve të
kësaj bote dhe bëhej i barabartë me ta, jo vetëm me vlerat, por edhe me dobësitë njerëzore. Miku dhe biografi i tij i parë gazetari, Qerim Panariti do ta karakterizonte Nolin njeri, me këto fjalë;Një person kompleks që gëzonte të gjitha të metat e njeriut, plus të metat e tij si individ;. Dhe kjo është e vërtetë, ai nuk ishte kurrsesi njeri pa të meta, por këto të meta nuk arrinin deri atje sa të cënonin vlerat shpirtërore dhe zemrën e madhe, karakterin dhe mendjen e tij të pamposhtur.
Brezi i tij tashmë ka ikur, njerëzit që e kanë njohur kanë lënë kujtime të pamjaftueshme që ta fokusojnë Nolin nga afër. Hulumtimet e mëtejshme mund të zbulojnë të dhëna të panjohura. Ndoshta, mungesa e tyre mund të zëvendësojë studimin e jetës me metoda psikanalitike. Por përpjekjet për të mbledhur kujtime nga bashkëkohësit që hedhin dritë mbi Nolin njeri, nuk kanë munguar. Ato i gjejmë në komunitetin shqiptar në SHBA, ku studiues dhe njerëz të zellshëm, sado të pakët, kanë kryer hulumtime dhe kanë arritur rezultate. Një ndërmarrje e tillë shumë e çmuar është puna e Marko Kristos, që bëri dy dekada më parë, me rastin e Njëqind vjetorit të lindjes së F. Nolit. Ai mori përsipër dhe ja doli në krye të mblidhte kujtime nga bashkëkohësit për Nolin me një përkushtim dhe seriozitet të admirueshëm.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009