E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mbeshtesim paketen e propozuar nga ligjet

Partia Demokratike do te mbeshtese paketen e propozuar nga Komisioni i Ligjeve, lidhur ndryshimet kushtetuese ne sistemin politik dhe ate zgjedhore. Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani, i cili dha nje pergjigje te qarte lidhur me kerkesen e ardhur nga PS. Sipas deklarates se ardhur nga Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami, kampi roze kerkoi nje pozicionim perfundimtar te PD-se mbi kete pakete. Per kete arsye, Bogdani sqaroi se "Kryesia e PD-se, ne mbledhjen e saj me 17 prill, vendosi ne unanimitet te plote, pa asnje vote kunder, te mbeshtese paketen e propozuar nga Komisioni i Ligjeve, duke perfshire ketu edhe zgjedhjen e Presidentit me tre te pestat e votave ne tre raundet e para dhe ne dy raundet e fundit me 70 plus 1". Sipas tij, deklarata e bashkekryetarit socialist te Komisionit per Reformen Zgjedhore ishte nje trillim. "Bashkekryetari i komisionit per reformen zgjedhore, Kastriot Islami, ndermori nje sulm te paprincipte ndaj kryetarit te Partise Demokratike dhe njekohesisht Kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar ate per nje puc konstitucional apo per nje kurth qe do t'i beje reformes se ndermarre zgjedhore". Madje, ne vijim te qendrimit zyrtar te PD-se, Bogdani thekoi se "qendrimin e kryesise, vijoi ai, kryetari i PD-se, i cili e ka mbeshtetur gjeresisht, ia ka bere te qarte gjithe opinionit publik dhe grupit te tij parlamentar menjehere pas mbledhjes se Kryesise. Kete qendrim, z. Berisha e konfirmoi dhe ne konferencen e perbashket per shtyp me Kryeministrin cek".

O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›