Trafiku i shoferit “diplomat”, hetimet do të shtrihen deri në Tiranë
Dyshohet për një rrjet të gjerë trafiku Shqipëri-Itali. Hetim rekrutimit të Arsen Selmanllarit në stafin teknik të Ambasadës
Luan Kondi
Tiranë – Hetimet e Policisë Italiane për Arsen Selmanllarin do të shtrihen deri në kryeqytetin shqiptar, pasi mendohet se droga që u kap në makinën e tij me targa CD katër ditë më parë mendohet se vinte nga Shqipëria.
Dyshimet
Ndërkohë që ka filluar “përplasja” brenda PD-së për të gjetur personin që e rekomandoi Selmanllarin për t’u punësuar si shofer në Ambasadën Shqiptare në Romë, italianët japin një tjetër sinjal jo të mirë për imazhin e vendit tonë pas ngjarjes tejet të rëndë të arrestimit të 33 - vjeçarit me 1 kilogram kokainë të pastër. Teksa është deklaruar se i arrestuari ishte në përgjim prej muajsh të tërë dhe se ai mendohet se është pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të narkotikeve, gjë për të cilën do të hetohen edhe persona shqiptarë të veshur me imunitet diplomatik, hetuesit italianë nuk kanë ngurruar të shprehen për mediat e vendit përtej Adriatikut se ka të dhëna për përfshirje edhe të disa personave nga Shqipëria. Madje dyshimi shkon deri aty sa të mendohet se edhe më parë ky person të ketë qenë i lidhur me aktivitet të paligjshëm, edhe pse penalisht ai ka rezultuar i pastër, madje Policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë kriminale për të. Dyshimet arrijnë deri aty sa të mendohet se i riu mund të kishte shkuar në Itali për të vazhduar trafikun e paligjshëm, tashmë në mbrojtje të sigurt, nën dokumentin e personit me imunitet diplomatik. Deri tani Policia italiane i sheh këto vetëm si dyshime, por gjithçka do të vërtetohet nga hetimet që po vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjithçka do të varet edhe nga bashkëpunimi i Selmanllarit me Prokurorinë e shtetit fqinj, pasi ai rrezikon deri në burg përjetë për veprën penale që ka konsumuar.
Ngjarja
Arsen Selmanllari u arrestua katër ditë më parë me një kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës me targa diplomatike. Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, konfirmohet se autoritetet shqiptare nuk ishin njoftuar për këto hetime, pasi pala italiane dyshonte se mund të dekonspironin hetimet që synonin zbulimin e rrjetit të trafikut. Italianët dyshonin se shoferi Selmanllari “punonte” prej kohësh duke transportuar drogë nëpër qytete të ndryshme të shtetit fqinj. “Pranë Ministrisë së Brendshme, tri ditë më parë ka ardhur një raport i Antimafies rajonale të Milanos, të cilët njoftonin zyrën e Interpolit për arrestimin e shtetasit shqiptar Arsen Selmanllari me një kg kokainë në makinën “Fiat Punto” të cilën e drejtonte vetë ai dhe që kishte targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare në Romë. Përveç këtij informacioni të shkurtër, autoritetet e Drejtësisë italiane kërkonin nga Drejtësia shqiptare të kryenin verifikimet për bashkëpunëtorët e mundshëm të tij në Shqipëri”, - thuhet nga burimet.
28 Gusht 2008