E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegin qëllimisht makinën e një vajze, policia i shpall në kërkim



Fier - Një mjet tip “Shevrolet” u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit. Zhurma ka trembur banorët, ndërkohë që një zjarrfikëse ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, mjeti me targa italiane DJ306LC, me pronare shtetasen Flutura Xhafa, ishte parkuar afër pallatit të saj. Ajo është emigrante në Itali dhe është kthyer për pushimet verore në Shqipëri. Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Dëshmitarë thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi xhami i pasmë i mjetit ishte i thyer dhe persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse, që mund të ketë qenë benzinë. Gjithsesi, i mbetet policisë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje. Deri tani ajo nuk ka njoftuar lidhur me shkakun e përfshirjes në flakë të kësaj makine.

Rrëshqet vetura, plagosen tre pasagjerët

Fier - Një aksident automobilistik ka ndodhur sot paradite në aksin nacional “Patos-Ballsh”. Sipas Policisë Rrugore, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, në rrethin e Fierit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, dy prej tyre bashkëshortet Shkëlqim Dane dhe A. Dane dhe ka mbetur e plagosur shtetasja Marsela Goxhaj, që të tre banore nga qyteti i Fierit. Mjeti tip “Benz” me targa të huaja greke, vinte nga Ballshi në drejtim të Fierit, ka rrëshqitur dhe është rrezuar anës rrugës. Si rezultat i këtij aksidenti, të tre shtetasit që ndodheshin në makinë kanë marrë goditje të ndryshme në trup e në kokë dhe janë dërguar në Spitalin rajonal të Fierit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë Rrugore, aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara.

28 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›