E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga Ilia Duriqit, autori i parë i krimit në Bulqizë

Arrestohet Ilia Duriqi, 38 vjeç, personi i parë, i një prej bandave të cilët u përleshën në qendër të qytetit të Bulqizës, në të cilën humbi jetën aksidentalisht një kalimtar, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodenti ynë theksoi se janë vënë në kërkim nga forca të shumta të policisë dhe kater shtetas të tjerë.

Ngjarja ndodhi kur dy grupe të armatosura me tre kallashnikovë dhe tre pistoleta kanë qëlluar për të vrarë njëri-tjetrin vetëm pak metra larg godinës së bashkisë. Nga ky zjarr, ka humbur jetën shtetasi Fehmi Kurcami, baba i tre fëmijëve, me profesion minator.

Policia e qytetit e ndihmuar edhe nga forcat e RENEA-s janë në kërkim edhe te disa persona të tjerë të bandave që u përleshën në mes të ditës pranë Bashkisë së qytetit.

Uniformat blu të Bulqizës, të cilat mbërritën në vendngjarje pas përleshjes ku mbeti i vdekur kalimtari i rastit të ndihmuar edhe nga policia e shtetit janë vënë në ndjekje të të dyshuarve të cilët sipas tyre janë anëtarë të bandave të njohura të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›